E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Limaj akuzohet për krime lufte

Konfirmohet aktakuza për krime lufte ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limajt, dhe nëntë ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.
Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi.
 

Seanca për konfirmimin e aktakuzës në rastin “Kleçka” kishte nisur më 24 gusht në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
 

Përveç ish ministrit të transportit, Limaj, në seancë janë paraqitur edhe nëntë të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen nga prokuroria speciale e EULEX-it për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›