Nis akreditimi i institucioneve shëndetësore
Spitalet, qendrat shëndetësore, laboratortët dhe farmacitë nuk do ta kenë të lehtë të kalojnë në sitën e cilësisë. Qendra e Akreditimit ka përgatitur grupin e punës për të bërë inspektimet në të gjithë institucionet shëndetësore për të kualifikuar ato sipas cilësisë.
Akreditimi si proces do të zgjasë gati 2 vjet, ndërkohë dhe i referohet vëzhgimit e funkionimit, të pajisjes së aparturave dhe të shërbimit të mjekëve. Isuf Kalo, Drejtori i Qendrës së Kontrollit të Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore thotë se është i gatshëm të nis menjëherë procesin me synim përmirësimin e shërbimit të këtyre spitaleve ndaj pacientëve.
Akreditimi do të ndodhë si për institucionet shëndetësore private, ashtu edhe ato publike. Nëse pritet që në këtë përzgjdhje do të kenë epërsi spitalet private, Kalo është dyshues për këtë.
Sipas tij, procesi është i gjatë dhe nuk i referohet vetëm ndërhyrjeve në infrastrukturë. Ekspertët shpjegojnë se akreditimi i spitaleve dhe i institucioneve të tjera shëndetësore synon të masë standartet, dhe nga kjo, pritshmëria është që ato do t`i vetëkorrigjojnë ato standarte, në raste se nuk i plotësojnë.
Kërkesa për akreditim, duhet të bëhet brenda 2 viteve dhe ky proces duhet të përfundojë brenda 5 viteve.