Tiranë, grabitet argjendaria, vritet pronari
TIRANE- Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një argjendari në rrugën Siri Kodra në Tiranë, ku nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur pronari i saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.
Pak minuta pas ngjarjes policia identifikoi viktimën, Rrapo Sinanaj, 62 vjeç.
Dëshmitarët kanë thënë për policinë, se njëri nga grabitësit është konfrontuar me pronarin, dhe pas rezistencës së këtij të fundit, grabitësi e ka qëlluar atë me një plumb në kokë. Në momentin e grabitjes, pronari ka qene i vetem ne ambjentet e argjendarise.
Dy personat janë larguar me një motor nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet, ndërsa po punon për identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre.