Fibrat optike, Balla akuzon Pollon për ryshfet
21/10/2011 Interpelanca e djeshme e kërkuar nga deputeti Taulant Balla me ministrin Pollo
Pollo: Nuk kemi përjashtuar asnjë kompani shqiptare nga gara koncensionare
Interpelanca me ministrin e Inovacionit, Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo, e kërkuar nga deputeti i PS-së Taulant Balla, ka degjeneruar në akuza të ndërsjella mes tyre. Dhënia e lejeve për fibrat optike ka qenë shkaku që deputeti socialist akuzoi ashpër ministrin Pollo për abuzim me detyrën, marrje ryshfeti dhe favorizime në dhënien e lejeve. Nga ana e MITIK, në një qëndrim zyrtar shpërndarë pasditen e djeshme për mediat, thuhet se pas kësaj ministri Pollo po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale e civile për shpifje kundrejt deputetit socialist Taulant Balla. Kryeparlamentarja Topalli, në përfundim të interpelancës, deputetëve Taulant Balla dhe Saimir Tahiri iu drejtua duke u shprehur se “Do të jeni në gjyq për shpifje dhe përbaltje që hidhni në Kuvend.”
Akuzat e palëve
Deputeti socialist Balla theksoi se në tregun e kompanive që shpërndajnë internetin dhe shërbimet elektronike ka monopol. Sipas tij, edhe programi i përhapjes së internetit në shkolla është i parealizuar. Sipas tij, dëmi që ministri Pollo i ka shkaktuar shtetit është 50 milionë euro, ku ai ka përfituar 1.2 milionë euro për një nga 4 tenderët e dhënë në favor të kompanive të preferuara nga ai. “Pollo, ju keni shkelur ligjin së pari me kriteret e vendosura, ju keni larguar kompani shqiptare. Së dyti, fituesit Pollo do t’i japë dhuratë një licencë tjetër, një e drejtë e përdorimit të frekuencave 310 352 mg herz që kushton 12.5 milionë eruo. Pollo ka marrë 1.2 milionë euro ryshfet. Dëmi që i shkaktohet Shqipërisë nuk është 12.5 milionë euro, por 50 milionë euro nga katër licencat e dhëna nga Pollo”, -akuzoi nga foltorja e Kuvendit deputeti Balla. Në kundërpërgjigjen e tij, ministri Pollo hodhi poshtë akuzat duke theksuar se ministria do të realizojë një garë ndërkombëtare për dhënien e lejes së fibrave optike. Pollo bëri të ditur gjithashtu se në dy vitet e ardhshme planifikohet që të gjitha shërbimet që qeveria iu ofron qytetarëve, sipas ligjit, të jenë të përfitueshme on-line. Sipas tij, në këtë kuadër, duke qenë se kemi trashëguar një infrastrukturë të dobët, po punohet për ngritjen e një infrastrukture kryesore, e shtrirë në të gjitha rrethet e vendit, me teknologjinë më të mirë për ofrimin e internetit me bazë të gjerë. Ndaj, tha ai, do të hapet një garë koncensionare në mesin e muajit nëntor, ku do të ftohen kompani ndërkombëtare dhe shqiptare. “Kemi vendosur të hapim një garë koncensionare për të ftuar kompani ndërkombëtare. Këtu nuk ka kufizime, duhet të kesh përvojë dhe nuk do lejojmë kompani fantazmë, ne duam një kompani botërore me shëndet financiar, për të pasur një operator të ri kundrejt operatorëve në treg”, - theksoi Pollo.
Batutat
Balla: “Ti merresh vesh qartë kur gënjen, se të skuqen veshët, ti ke vjedhur xhepa. Unë të pyeta sa është shuma e ryshfetit që ke marrë dhe Berisha ka dije, a ke diskutuar, a ke llogari bankare në Qipro? Jep dorëheqjen, po ky është akt moral dhe kjo qeveri se ka dhe aftësia për të shkarkuar Berisha është akt që nuk i shkon”.
Pollo: “Ju keni një deformim njerëzor, ndoshta dhe anatomik, sepse me këto që thoni anusi ju ka dalë në laring. Po unë, ashtu si Aristoteli, filozofi i lashtë grek, them: Kur qeni të kafshon këmbën, nuk mund të përgjigjem në të njëjtën mënyrë”.