E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet argjendaria te Siri Kodra, vritet pronari i saj

Pak orë më parë është grabitur një argjendari në rrugën Siri Kodra në Tiranë.  Sipas informacioneve të para nga Policia e Tiranës, mësohet se grabitësit ishin dy persona të armatosur dhe me maska.

Deri në këto momente mendohet se një person është vrarë, viktima është Rr. S, dhe sipas informacioneve ishte pronari i argjendarisë.  Ngjarja e rëndë ndodhi pas ish-restorant Durrësit ndërkohë që grabitësit janë larguar nga vendngjarja me motor.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes që përfundoi me vrasjen e një shtetasi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›