E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e Remzi Hoxhës, proteston familja

Nga protesta e sotme para ambasadës britanike ne Kosovë

PRISHTINE- Familja e Remzi Hoxhës dhe shumë qytetarë të tjerë përmes një proteste kanë shprehur të premten pakënaqësinë dhe zhgënjimin ndaj qeverisë britanike e cila akoma nuk ka marr masa që të ekstradohet Ilir Kumbaro, personi kyç i implikuar në zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas.

Familjarët kanë kërkuar zbardhjen e së vërtetës, të gjejnë eshtrat, ti bëjnë varrin siç ai e meriton, si një hero i Kosovës.

Me rastin e 16 vjetorit të zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, familja dhe shumë qytetarë të tjerë kanë protestuar duke u shprehur se familja e tyre jeton në ankth për 16 vite.

Gjashtëmbëdhjetë vite që nuk e dimë se ku e kemi babain, vëllain, djalin, burrin dhe gjyshin tonë Remzi Hoxha. Sot gjendemi këtu, para Ambasadës së Britanisë së Madhe që tia shprehim pakënaqësinë dhe zhgënjimin e familjes sonë për qeverinë britanike e cila akoma nuk ka marr masa që të ekstradohet Ilir Kumbaro, personi kyç i implikuar në zhdukjen e babait tim, tha në konferencën e shtypit Ardian Hoxha, djali i biznesmenit.

Vetëm pak ditë më parë Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë lanë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg, caktuar nga Apeli i Krimeve të Rënda ndaj Ilir Kumbaros.

Lënia në fuqi e masës së sigurisë së dhënë më 5 janar 2010 i hap dritën jeshile ekstradimit në Shqipëri të Kumbaros, ish-drejtorit të Drejtorisë së Parë të SHIK-ut për Tiranën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›