Fatmir Limaj, një hero i Kosovës nga rebel në ndërtues rrugësh
(Christian Science Monitor)
Nga Robert MARQUAND
Nuk ka shumë vende në Europë ku një ministër Transporti është një hero kombëtar dhe emri i tij të jetë në këngët e popullit. Por Kosova nuk është një vend i zakonshëm. Vendi, që prej 13 muajsh shtet i pavarur, është ai ku Fatmir Limaj, po bën atë ku të gjithë kanë dështuar: ndërtimin e rrugëve. Zoti Limaj është në shumë aspekte një histori Kosove. Në 1998 ai mori armën si udhëheqës rebelësh, fitoi të parën betejë reale të UÇK- së kundër serbëve dhe u bë i njohur si "Komandant Çeliku". Më pas u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Hagës për krime lufte. Sot, ai vesh kostume të errëta, këpuce lëkure firmato dhe pallto të shkurtër. Në 2007, kur Limaj u emërua si ministër i Transporteve, vetëm 5 milje të një rruge katërkalimshme ekzistonin në Kosovë. Vitin e shkuar ai ndërtoi 8 milje, me kantiere pune 24 orëshe dhe tani po shikon ndërtimin e 8 miljeve të tjera të një rruge me katër korsi. Kosovarët e duan atë. Limaj e shikon Ministrinë e Transporteve si një ministri personale, për të ndërtuar vendin. Ai lexoi librin e Barack Obamës dhe duket se ofron mesazhin "Po, ne mundemi" për kosovarët. Me kredencialet e rebelit në shumicën e shoqërisë shqiptare, Limaj me kokëfortësi gjeti konsensusin me kontraktorët, dhe mobilizoi forcat e punës. Ai rregullisht shkon të vizitojë vendet e punës në mesnatë apo më vonë. Vitin e shkuar një ekip televiziv e filmoi atë duke drejtuar punimet në orën 03.00 të mëngjesit, duke treguar se ndryshimi i vendit është në rrugë të mbarë. Unë pushoj shumë pak si natyrë, vetëm pyesni gruan time-thotë ai. Të ndërtosh një vend ishte ëndrra e brezit tim. Tani unë po e jetoj ëndrrën, por ka shumë punë për të bërë. Njerëzit tanë janë shumë punëtorë, por kanë nevojë për një menaxher të mirë që të kanalizojë energjitë e tyre.
Nga rrugët e gomerëve te autostradat
Një drejtues i një organizate joqeveritare perëndimore, që jetoi në Kosovë për disa vite, e përshkruan Limajn si "njëri prej më të mirëve... Metodat e tij nuk janë tipike, por janë praktike, dhe ndoshta Kosova për ato ka nevojë tani". Rrugët në këtë shoqëri rurale ishin të lëna pas dore dhe të mjera sipas konceptit të udhëtarëve të Europës Veriore prej shumë vitesh. Infrastruktura rrugore e shekullit XXI do të thotë zhvillim. Tani, një dekadë pas ndërhyrjes së NATO- s, dhe pavarësisht buxhetit të rrugëve, shumë pak është bërë. Rrugët rurale janë primitive, të pashtruara dhe një ëndërr e keqe në dimër. "Autostrada" kryesore nga aeroporti ishte me dy korsi, e shtruar shumë keq dhe e pamirëmbajtur. Tani, vitin e shkuar, ministria e Limajt, shtroi apo riveshi rreth 500 milje rrugë, duke adoptuar një strategji për të lidhur fshatrat me njëri-tjetrin dhe me arteriet kryesore. "Kishte shumë rrugë që nisën dhe të bëhen dhe kjo nuk ndodhte më parë", tha Artan Mustafa, editor politik i gazetës Express të Kosovës. "Pa dyshim, një arsye është sepse Limaj ka pushtet. Askush nuk mund ti thotë (komandant Çelikut) se kjo rrugë nuk do të kalojë këtu apo aty. Ai ta thotë ty, ti mos ia thuaj atij". Duke folur nga zyra e tij afër ndërtesës së re të parlamentit të Kosovës, Limaj shpjegon pasionin e tij për atdheun. "Unë ndjehem kështu 24 orë në ditë. Ishte ëndrra e rinisë time, të kishim një vend të lirë", thotë ai. Nëse do të më pyesnit 10 vite më parë, unë do të kisha thënë se liria ishte e pamundur. Por Zoti na e dha këtë mundësi".
Rënia e Murit një test durimi
Historia e Limajt nisi kur ishte student në fillim të viteve 90. Muri i Berlinit ra, por udhëheqësi serb Slobodan Milosheviç ia hoqi autonominë Kosovës. Shqiptarët, 90 për qind e popullsisë jetonin si një popullsi e kategorisë së dytë, nën represionin brutal të policisë shtetërore-postoblloqe, vrasje arbitrare, tortura, ndërsa serbët thellë ndjenin mitin nacionalist të Kosovës si djepi i Serbisë, ashtu siç ishte mbajtur në kohën e Titos. "Pjesa tjetër e Europës po lëvizte në mënyrë të paimagjinueshme prej nesh", tha ai. "Shpirti i Europës Lindore ishte kudo. Popujt në Europë po merrnin frymë më lehtë. Por për ne, po ndodhte e kundërta. Europa po ecte përpara, ne po shkonim pas". Debati publik nuk ishte i lejuar në Kosvën e re dhe studentët u rebeluan. "Ne donim që zërat tanë të dëgjoheshin në Jugosllavinë federale. Në donim të paralajmëronim qendrën se sa i rrezikshëm ishte programi i Millosheviçit dhe të ndalonim kolapsin". Për një dekadë, Limaj dhe Kosova pritën ndërsa politikani dhe lideri shpirtëror i Kosovës, Ibrahim Rugova, reagoi ndaj taktikave serbe me një strategji gandiane të durimit dhe kundër dhunës. Një pikë kritike për kosovarët erdhi kur SHBA-të udhëhoqën Traktatin e Paqes në Dejton për Bosnjën. "Pas Dejtonit, ne ndjemë të gjitha shpresat dhe ëndrrat", tha Limaj. "Se Millosheviçi mund të na vriste ne me ndëshkimet e shkuara dhe vetë të tashmen si një njeri i paqes...kjo ishte totalisht depresive për ne. Nuk kishte më shpresë.
Limaj përballë drejtësisë dhe fitimi i respektit
Ish- komandanti ishte arrestuar për krime lufte ndërsa ishte në krye të UÇK- së në krahinën e Llapushnikut. Ai i hodhi poshtë akuzat, por pranoi të përballej me gjyqin. "Aq sa unë nuk mund të pranoja akuzat, e ndjeja se ishte përgjegjësia jon për tu përgjigjur për to", thotë Limaj. Kështu që thashë se do të shkoja në Hagë dhe do të ishte drejtësia që do të vendoste". Kjo ishte një kohë vetmie për Limajn. Kur ai u lirua nga Haga në 2005, kritikoi hidhur autoritetet e Kosovës se nuk i kishin dhënë mbështetje e duhur. Kur u kthye në atdhe mijëra kosovarë bënë pelegrinazh në shtëpinë e tij. Dy herë ai dështoi të zgjidhej si kryetar i komunës së Prishtinës. Por kryeministri Hashim Thaçi i besoi atij ministrinë e Transporteve. Ajo çka Limaj merr nga libri i Barack Obamës është organizimi i fushatës presidenciale në Çikago. "Ai shkoi shtëpi më shtëpi të kuptonte njerëzit, dëshirat dhe ëndrrat e tyre, kështu që kur ai garoi për president ai mund të fliste për gjithkënd". Kjo duhet bërë edhe në Kosovën ende të ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve. "Qëllimet e Kosovës janë njerëzore...ne nuk duam të lëndojmë ose ti bëjmë keq tjetrit...por të lejojmë secilin që të jetojë së bashku në një shtet të ri". Prova më e madhe e Limajt është përpara. Pasi ka fituar zemrat si një njeri që i bën gjërat, dhe ndërsa emri i tij është në këngët heroike popullore, tani ai duhet të mbarojë rrugën drejt aeroportit, një rrugë të re për në Shkup dhe të menaxhojë vështirësitë në ndërtim. "Ai e fitoi betejën e parë, por tani është prova reale", thotë një zyrtar i Kombeve të Bashkuara. Zoti Mustafa, editor politik i "Express" shton se: "Gjithkush e do Limajn, por unë do të doja që një ditë secili zyrtar civil të jepte një urdhër dhe ti zbatohej".
*Christian Science Monitor është njëra prej gazetave më elitare në SHBA, që botohet në Boston
Last Updated on Saturday, 07 March 2009 22:31