E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në fatkeqësi dhe kriza, qeveria flet hapur me popullin e vet, thërret të mençurit e diskuton, thërret të mirët dhe i bashkon

Xhevahir TAHIRAJ
Po fryn një erë e lehtë e bezdisshme paralajmëruese e tsunamit, krizë ekonomike. Nuk ka as kohë as vend të paragjykojmë pamundësinë e shpëtimit nga ky depresion ekonomik me simptomat e kolerës. Ndaj edhe pa vend është edhe mendimi i ngushtë e naiv apo ngushëllues e predikues. O zot larg nesh, marrim frymë, japim e marrim, blejmë e shesim, shkëmbejmë dhe jemi lidhur me rrjetën e bashkëveprimit ndërkombëtar. Qesharak dhe megalomani është edhe indeksi i rritjes së ekonomisë. N fillore kemi fiksuar se çdo numër i shumëzuar me zero mbetet zero sado i madh është ai. rregullisht, normalisht e moralisht kur pyesim një njeri sa vjeç është, e kemi pyetur kur ka lindur. Kemi të drejtë të kërkojmë jo vetëm për transparencë por se ka të bëjë me jetën tonë që shteti të nxjerrë buletinin informativ të të dhënave ekonomike, demografike dhe tregues të tjerë që të gjykojmë vetë nga erdhëm, ku jemi dhe ku po shkojmë. Të paktën kjo është e domosdoshme për masmedian e cila ka mbetur i vetmi burim informacioni, komenti dhe paralajmërues i prirjeve ekonomike. Vetëm një popull i mirinformuar i del zot vetes, e kundërta një popull i keqinformuar zihet në pusi dhe e kthen dëshpërimin e varfërinë e mjerimin e tij në fatalitet e rebelim vetëvrasës. Ky është krimi më i rëndë ndaj popullit tënd dhe merr emrin Genocid, Shfarosje. Gjenocidi si vepër e errët e makabër realizohet në rrugë e metoda të dukshme apo të fshehta, me qëllime të caktuara apo edhe nga papërgjegjshmëria e koshiencës së qeverive të paafta. Këtu nuk e kam fjalën për gjenocid të shkaktuar nga sistemi politike, pushtete të dhunshme, lobe të fuqishme dhe drejtuesish diktatorialë që ndrydhin, nënshtrojnë e shtypin klasa, raca, grupime njerëzish të zgjuar, kundërshtarë e guximtarë të popujve. Këto strategji e praktika të dhimbshme kanë ndodhur e kanë lënë plagë kronike brezave. Historia e njerëzimit e ka të shkruar e damkosur vulën e bëmave, gjakderdhjeve, e mjerimeve që ka sjellë lavdia dhe rënia e perandorive, ekspansioni dhe lakmitë e superfuqive, instalimi i bindjeve fetare dhe ideologjike. Sot po bëhen të rrezikshme dhe kërcënuese, mani e synime të politikave sunduese në shumë ekonomi të fuqishme kontinentesh deri në indoktrinimin e gjerë të masave të tyre për të influencuar në tregjet, shpikjet, armatimet dhe monedhat botërore. Për ne brenda Ballkanit shtete të fuqishme duan ta mbajnë peng ekonominë tonë qoftë me investimet strategjike në vendet e tyre, qoftë me mbytjen e tregut me prodhimet ushqimore frigoriferike që të demoralizojnë investimet afatgjata e programore në shumë degë të prodhimit të brendshëm. Ne mburremi me "genocidin ekonomik" të largimit të detyruar të fuqisë punëtore dhe "prin" djersën e gjakun e tyre të shtrenjtë të konvertuar në "import" valutor, virtyt i ndjeshmërisë dhe dashurisë së tyre për familjet, gjakun e vendin e tyre të zbehtë e të shkretuar. Asnjë sistem botëror, asnjë shoqëri tepër e emancipuar, asnjë qeveri sado popullore, asnjë marrëdhënie sado miqësore, asnjë kushtetutë e kod sado më i pëlqyeshëm e i pranueshëm nuk ka ndalur luftërat dhe shkulur ligësinë e babëzisë, lakminë e pangopësisë së njeriut. Luftërat botërore të cytura nga lakmitë e forcave të fuqishme monetare, apo rryma të çmendurive fashiste dhe ideve të mëdha  kanë marrë jo vetëm jetën e milionave të kohës së tyre por kanë lënë litarë mbi varre për konflikte të reja. Luftëra të reja që kërkojnë gjithmonë miliona jetësh. A nuk janë edhe krizat, recensionet, stanjacionet e stagflacionet, inflacionet e deflacionet pjellë e lakmive të zhvillimeve të dizekuilibruara, konflikteve të ashpra të konkurrencave strategjike? Sigurisht po ato forca të mëdha të fitimeve të mëdha, të shfrytëzimeve të egra, të pabarazive të zhvillimit kërkojnë sot rindarje të botës e influencave ekonomike. Naiviteti me të cilin përshkruhen krizat e thella ekonomike gjoja për të shmangur dëshpërimin, tronditjen dhe fatalitetin njerëzor nga njëra anë pozitivisht evitojnë panikun njerëzor, negativisht përgjumin, aq sa ndikojnë njerëzimin. Paralajmërimi se lëvizje të mëdha anarkiste, shpërngulje dhe pastrime emigrimesh, mund të çojnë në përmbysje të mëdha, rivendikime e përplasje shtresash brenda racës dhe racash midis tyre për rrugë e zhvillime të tjera. Përveç mjerimit ekonomik krizat frenojnë frymëmarrjen, kulturën, dijet dhe zhvillimin shkencor pra ndotin ambientin dhe nëse nuk e kthejnë dot mbrapsht intelektin dhe përvojën kaq të lartë të shoqërisë flenë si uji i ndenjur. Kjo ndenje e ndot mjedisin e pjell mikrobe viruse që jetojnë mbi jetën e gjallë. Kolera, sida e kanceri, këta mikrobe e viruse të frikshme edhe pa luftëra marrin miliona jetë. Sa shumë i duhet njerëzimit, të bashkojë mendjet, shpirtin, kontributet për këto sfida të mëdha. Kur njeriu po fluturon aq lart deri në planete dhe stacione të shumta kozmike, janë vula e premisa e arritjeve, a nuk ka mundësi që të mos kërcejmë kaq lart sa të kapërcejmë baltinën dhe akujt e kthyer në ajsberg të jetës në planet? Është e ligjshme që mendjet dhe shpresat janë kthyer e orientuar nga kombet e mëdha të zhvilluara se ato vërtetë kanë peshën dhe do të luajnë rolin kryesor. Po ne të vegjlit dhe qeveritë tona duhet të rrimë me gojë hapur?! Aksident dhe tragjedi e ka emrin dhe rrëzimi i një avioni, edhe mbytja e një anije po si përmbysja e një autoveture apo gomoneje, por pavarësisht nga përmasat ato, mbjellin trishtim e dhimbje. Të gjithë ushtarë të jetëve tona, e kjo nis e shumëfishohet nga prindërit për fëmijët, nga qeveritë për popujt e tyre. Shohim se kryeministri nxehet e nxihet, çirret e shan, gënjen e mashtron kur i kërkohet interes për jetën, kujdesi për zhvillimin, transparencë për të ardhmen. Në emër të jetës kërkojmë e ngulmojmë na udhëhiqni mirë dhe mos na kërcënoni se na ngrini buzëqeshjen, se na ndëshkoni, se na.... se na zhdukni... etj., etj. Ne votojmë për jetën, votojmë për të ardhmen por ju premtoni se do të na ndrisni me politikën e re, se do të na rrisni sofrën e lugën, se do të na... Parashikimet e mëdha, vetëm këto kanë çuar në zhvillime të paimagjinueshme. Në vitet '50 të këtij shekulli u nda Lindja nga Perëndimi. Asnjëherë nuk ja kanë nënçmuar arritjet njëra-tjetrës për rreth 25 vjet rresht, madje i kanë ndjekur me zili e ambicie përparimet e njëra-tjetrës. Por Lindja u shkoq përveç të tjerash sepse shkeli parimet, idetë, kontratat dhe strategjitë e bashkimit. Perëndimi konsolidoi bashkimin e interesave të individit, Lindja prishi ekuilibrin e zhvillimit material të shoqërisë, rriti shfrytëzimin e pasurive të popujve të vegjël, centralizoi ekonominë, rriti potencialin ushtarak deri kërcënimin botëror. Perëndimi bashkoi prirjet politike, eliminoi disidencat, zhvilloi shoqëri multietnike, njësoi e unifikoi simbolet e komunikimet, lekun, tregun, kompanitë deri leje kalimin dhe flamurin e hartën, ndërsa Lindja kërcënonte të vegjlit, madje disa i pushtoi nacionalizmi pansllavist, shtypi komunitete, nëpërkëmbi kulturën, besimin dhe historinë e të vegjëlve. Shembulli i Europës flet se njerëzimi është vetë objekt dhe subjekt eksperimental i gjetjes së rrugëve e formave të zhvillimit ekonomik e progresit të gjithanshëm. Bumi ekonomik i SHBA dhe shpërthimi ekonomik Aziatik që është pjellë e shartimeve të sistemeve politike perandorako-komuniste flet se sistemet politike dhe rendet e zhvillimit shoqëror janë formë e rrugë më shumë të ndërtuara ideologjiko-politike për të legalizuar e justifikuar qëllimin e elitave të dukshme dhe "grupeve kredituese" për të ruajtur koherencën [planetare midis punës-pronës-pagës. Përqendrimi, centralizimi dhe monopolizimi fërkohen dhe konvergojnë drejt ekonomisë globale, qeverisë apo tryezës së drejtimit botëror. Në tregun e hapur për fuqi të kualifikuar, për aksione të siguruara, për monedhë të fuqishme, për bollëk prodhimesh cilësore do të fitojnë më të zhvilluarit, më të fuqishmit, gjithmonë të bashkuar. Më të pasuruarit e motës si individë, por edhe si tryeza, bankat më të mëdha që e ndjenë të parat lëkundjen dhe janë më të frikësuarit për cedime e shkarje të ekonomisë, janë më të interesuarit të gjejnë ato leva e mekanizma ekonomike që të shtojnë shpresat e njerëzimit. Kri

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›