Shqipëri-Maqedoni, thellohet bashkëpunimi në fushën e shëndetit publik
Maqedonia dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, pas nënshkrimit të një deklarate mes ministrave të Shëndetësisë së dy vendeve Anila Godo dhe Bujar Osmani, gjatë Forumit Ballkanik në Ohër.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë, bëri të ditur se në dokumentin e nënshkruar theksohet rëndësia e bashkëpunimit dypalësh si pjesë e aktiviteteve sub-rajonale, rajonale dhe ndërkombëtare në shëndetësi, përkrahet bashkëpunimi mes dy vendeve në nivel ekspertësh mes institucioneve dhe konfirmohet angazhimi i të dy palëve për përforcimin e sistemeve të shëndetësisë publike, si platformë efikase për shkëmbim të përvojave, njohurive për projekte që në fokusin e tyre kanë përmirësimin e shëndetësisë publike.
Maqedonia dhe Shqipëria kalojnë në fazë të njëjtë ekonomike dhe sociale, por edhe në të njëjtën fazë të reformave në sistemin shëndetësor, andaj bashkëpunimi mes dy vendeve është më se i nevojshëm, është shprehur në Ohër ministrja Godo. Si shembuj konkretë të bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë, Bujar Osmani, ka përmendur kurimin e 20 pacientëve shqiptarë në qendrën e dializës në Strugë, që mbulohet nga buxheti i fondit shëndetësor në Maqedoni. Ndërsa ministrja Godo ka treguar për përvojën personale të saj, ku si drejtoreshë e klinikës së hematologjisë pediatrike, ka pranuar për kurim shumë fëmijë nga Maqedoni, si dhe studentët nga Maqedonia që studiojnë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, të cilët kanë të njëjtin status me studentët nga Shqipëria. Godo është shprehur se na shtrohen sfida të përbashkëta si vende fqinjë, pasi dihet që sëmundjet infektive i kalojnë kufijtë e shteteve dhe sfidat për t'u përballur janë të njëjta. Pikërisht me Forumin Ballkanik merr dhe rëndësi nënshkrimi i kësaj deklarate, që konsiston në bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e shëndetit publik. Ky forum do të mblidhet çdo vit si në Shqipëri, edhe në Maqedoni, për të analizuar ecurinë dhe sfidat në vazhdim. Ministri Osmani ka vlerësuar se Forumi Ballkanik, paraqet një formë të re të zhvillimit të marrëdhënieve në sferën e shëndetësisë në rajon, por edhe të marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim të nënshkruar në vitin 2001. Në forumin e shëndetësisë publike marrin pjesë mbi 70 ekspertë nga sfera e shëndetësisë në Maqedoni, Shqipëri dhe vende të tjera, ku bisedohet rreth statusit dhe sfidave të shëndetësisë publike, bashkëpunimit ndërkufitar për kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.