Fatmir Mediu dhe Arben Sefgjini përsëri shtyhen në gjykatë
15/07/2009 “Gërdeci” më 21 korrik
TIRANË – Ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, bën sërish kërkesë për shtyrjen e seancës gjyqësore ku i paditur është hetuesi i çështjes “Gërdeci” Sokol Stojani. Sipas burimeve nga gjykata e Tiranës, Mediu ka depozituar një kërkesë ku shprehet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe i duhet të udhëtoi drejt Greqisë për të bërë vizitën e radhës. Pasi ka shqyrtuar kërkesën e bërë nga Fatmir Mediu, gjykata e pa të arsyeshme të shtyj gjyqin për javën që vjen. Data 21 korrik do të jetë edhe data për seancën e radhës të Fatmir Mediut kundër Sokol Stojanit. Po dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk u zhvillua procesi gjyqësor kundër të pandehurve që akuzohen për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen në mënyrë misterioze të Remzi Hoxhës më 25 tetor të vitit 1995. Shkak për moszhvillimin e procesit u bë gjyqtari Gurali Brahimllari, i cili ishte me raport mjekësor. Arben Sefgjini i akuzuar dhe i pandehur në këtë çështje ndodhet pak metra larg godinës së gjykatës, si drejtor i sektorit të shërbimit të provës. Një ndërtesë ngjitur me atë të gjykatës penale të Tiranës shërben për funskionarët që merren me shërbimin e provës dhe në krye të tyre është Arben Sefgjini. Në gjyq vet Sefgjini nuk paraqitet, duke u përfaqësuar nga avokatët mbrojtës. Është e disata seancë gjyqësore që shtyhet. Bashkë me Sefgjinin janë të pandehuri dhe Ilir Kumbaro, i cili ka paraqitur në Apel një kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit.