E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmet e paguara, rritet me 27% niveli gjatë 5 muajve të parë

15/07/2009  Nga kompanitë e sigurimit

Kompanitë e sigurimit kanë paguar më shumë para për shlyerjen e dëmeve gjatë këtij viti. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare tregojnë se gjatë 5 muajve të parë të 2009-s, totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve arriti në rreth 656 milionë lekë ose 27 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga AMF-ja, pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike ose pagesës për aksidentet rrugore me 588 milionë lekë, ekuivalente kjo me 90 për qind të totalit të dëmeve të paguara. Por edhe pse sasia e dëmeve të paguara ka pësuar rritje, krahasuar me shumë vende të tjera të Evropës, Shqipëria mbetet larg. Ekspertët e AMF-së shpjegojnë se duke qenë se raporti dëme/prime në nivel tregu, vazhdon të mbetet në nivele shumë të ulëta me rreth 25 për qind, janë ndërmarrë disa masa që kanë të bëjnë kryesisht me trajtimin e dëmeve, bazuar në standardet e OECD, licencimin e vlerësuesve të pavarur të dëmeve në sigurime. Vëmendje e veçantë po i kushtohet trajtimit të ankesave të ndryshme, krahas detyrimit të vendosur të shoqërive të sigurimit për mbajtjen e një baze të dhënash për ankesat e konsumatorëve, e cila do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›