Fatmir Mediua - “Prioritete,arsimi dhe investimet”
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha dje gjatë një takimi në qarkun e Kukësit se prioritet i kësaj partie në mandatin e dytë do të jetë arsimimi dhe investimet në këtë fushë. Sipas tij: “Nuk do të ndalemi në rrugën tonë të angazhimeve, në radhë të parë, duke u fokusuar tek arsimimi dhe edukimi i fëmijëve tanë, si të arsimohen fëmijët tanë, do të jetë e ardhmja e Shqipërisë nesër, prandaj ndërtimi i shkollave, për t’u siguruar kushtet më të mira. Gjithashtu edhe të stimulojmë të rinjtë, të cilët duan të studiojnë në universitetet më të mira të botës, duke u financuar nga shteti. Këto do të jenë qëllimet dhe angazhimet tona. Votoni Nr. 16, Partinë Republikane”, tha Mediu gjatë fjalës së tij.