E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA kerkon zbardhjen e CV te kandidateve dhe pasurive te tyre

Tiranë, 8 Shkurt, 11:50, NOA - “Transparency International Albania” ka reaguar pak më parë për  kandidatët si deputetë që do të paraqiten për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 Qershorit. Përfaqësues të TIA, kanë deklaruar se, tani duhet ti jepet fund blerjes së mandateve të deputetit.

Gjatë një konference shtypi përfaqësuesit e TIA, kanë deklaruar se, kërkojnë që të zbardhen CV-të, e kandidatëve për deputetë të gjitha partive, e njëkohësisht dhe pasuritë e tyre dhe nga kanë ardhur ato.

Zbardhja e jetëshkrimeve të kandidatëve për deputetë është kërkuar me qëllim që, njerëzit që do ti votojnë ti njohin dhe ti dinë se kush janë ato njerëz që do zgjidhen në parlament që ti përfaqësojnë. 

“CV-ja e kandidatëve për deputetë duhet të publikohet në mënyrë që të njihet publiku. Gjithashtu duhet te publikohet biografia e kandidatëve dhe pasuria e tyre”, thuhet në deklaratën e TIA.

c./aNOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›