E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari 20 vjec, gjen vdekjen ne aksident

Kuneo, 8 Shkurt, 13:02, NOA - Aksident tragjik në rrugë gjatë natës duke gdhirë dita e sotme në krahinën e Kuneo, në Mondovi. Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur, për shkak të një përplasjeje.

Është ende e paqartë dinamika e aksidentit. Sipas një rindërtimi të parë, të bërë  nga policia, duket se automjeti ku ndodheshin disa të rinj, ka dalë papritmas jashtë rrugës dhe është përplas me një shtyllë.

20-vjeçari shqiptar ka vdekur menjëherë gjatë përplasjes. Ndërkaq që dëmtime të vogla, kanë marrë të rinjtë që ishin me të në makinë, kanë marrë dëmtime të ndryshme.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›