Lil Uejn “feston” me miqtë hyrjen në burg
Nuk është e thënë që gjithmonë të festohet për gjërat e bukura. Ndonjëherë secili nga ne ka nevojë të ndajë me të tjerët edhe ditët më të trishtueshme. Kështu ka ndodhur edhe yllin e muzikës Lil Uejn, i cili ka bërë një festë me miqtë dhe familjen e tij në Florida, ku të gjithë i kanë uruar shëndet për 12 muaj që do të kalojë në qeli. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Duejn Karter Jr, filloi dje dënimin njëvjeçar për shkak të posedimit të armëve pa leje. Sipas “TMZ”, yllit i është prerë një tortë e madhe bardhezi për t’i dëshiruar atij të gjitha të mirat në 12 muajt e ardhshëm. Sipas kësaj reviste mjaft të mallëngjyer kanë qenë gjatë mbrëmjes prindërit e Uejn, të cilët me trishtim kanë përcjellë djalin e tyre për në qeli.
3 Mars 2010