Maturantët tërheqin formularin A1
10 marsi eshte afati i fundit kur maturantet duhet te dorezojne formularin A1, i cili ju jep mundesine qe te rregjistrohen dhe marrin pjese ne provimet e matures shteterore. Ky formular qe prej fillimit te kësaj jave po ju shperndahet te gjithe maturanteve ne te gjitha shkollat e vendit, nderkohe qe ne fund te muajit mars do te afishohen te gjitha listat e maturanteve te këtij viti shkollor, por edhe te atyre gjate viteve te kaluara qe do te marrin pjese ne kete proces.
Gjate emisionit te mëngjesit “Dita fillon ne Alsat”, drejtuesit e gjimnazeve ne Tirane, thone se formularet jane tërhequr nga nxenesit nderkohe qe vleresojne ndryshimin ku per here te pare kete vit, maturantet do te kene te gjitha rezultatet brenda nje kohe te shkurter per te vendosur per deget ku do te studiojne.
“Në bazë të rregullores në datë 10 mars të gjithë maturantët duhet ta kene plotësuar formularin. Ndryshimi është afrimi i datave të provimit. Do të jepen brenda qershorit të 3 elementët, pra matematika, letërsia dhe dy lëndët me zgjedhje. Kjo ka një gjë shumë pozitive pasi nxënësit kur të plotësojnë formularin A2 që mund ta plotësojnë në korrik do të ketë në dorë të pesë të dhënat e veta për të zgjedhur një degë që jo vetëm e dëshiron, por dhe atë që e sheh se mund ta arrijë” tha Luljeta Basha, drejtoreshe e gjimnazit “Partizani”.
Nderkohe ne shkolla kane filluar dhe konsultimet perkatese ne baze te guidave te publikuara per letersine dhe matematiken. Ne komisionet e matures shteterore kete vit, per here te pare eshte futur dhe psikologu, per t’ju ardhur ne ndihme maturanteve .
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e enjte , 04 mars 2010 )