E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët, sot në protestë para kryeministrisë

Minatoret do te protestojne serish sot perpara selise se kryeministrise. Kerkesat e tyre krahas statusit te minatorit jane te perqendruara tek anullimi i rritjes se cmimit te ujit, energjise, telefonise, kerkesa keto qe kerkojne te zgjidhen qe ne muajin dhjetor te vitit te kaluar.“Ne kemi shtuar në kërkesat tona edhe kërkesën për anullimin e rritjes së çmimit të energjisë, së ujit dhe telefonisë, për ligjerimin e pagës së 13-të dhe pensionit të 13-të, për shpalljen zyrtarisht të minimumit jetik” tha kryetari i sindikates se minatoreve, Fiqiri Xibri.

Minatoret shpresojne ne nje zgjidhje te kerkesave te tyre, ne te kundert ata do te kerkojne doreheqjen e kryeministrit Sali Berisha.

“Synimi jonë është të realizojmë kërkesat tona. Duhet theksuar se ne kemi vendosur se në qoftë se edhe nesër nuk do të kemi lëvizje nga pozicionet e kryeministrit, atëherë kërkesa jonë kalon në kërkesë politik. Pra nuk do të jetë më ‘plotëso kërkesën’ por do të jetë ‘plotëso kërkesën ose tërhiqu’” tha Xibri.

Protesta e se enjtes eshte parashikuar te zhvillohet ne menyre paqesore nderkohe qe jane thirrur te marrin pjese rreth 1000 minatore, krahas qyetareve qe do te mbeshtesin kete proteste.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e enjte , 04 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›