Fatmir Xhafaj: Për herë të parë, opozita merr rol parësor
“Projektligji i paraqitur sot për miratim është një përpjekje serioze, jo vetëm politike, por mbi të gjitha profesionale. Për ne, ky projekt-kod zgjedhor përfaqëson produktin e diskutimeve të gjata, të tensionuara e shpesh edhe të keqkuptuara brenda e ca më tepër jashtë komisionit të posaçëm parlamentar”, - kështu e nisi fjalën e tij në Kuvend bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Fatmir Xhafaj. Ai tha më tej se opozita për herë të parë në këtë kod, merr një rol parësor në një proces zgjedhor, atë të vëzhguesit të rreptë. “Nga sot, opozita merr një tjetër rol. Atë të vëzhguesit të rreptë të zbatimit të detyrimeve që ky kod i njeh qeverisë për përgatitjen e procesit zgjedhor. Projekti sjell gjithashtu risi edhe në një sërë aspektesh të tjera të rëndësishme të cilat për arsye të betejës për komisionerët kanë kaluar jashtë vëmendjes në këtë debat të hapur”, - tha Xhafaj. Ai tha më tej se 90 për qind e rekomandimeve të ndërkombëtarëve u morën parasysh. “Në sajë të kësaj praktike pune që u ndoq nga ana e komisionit të posaçëm, mund të garantojmë sot se mbi 90% e rekomandimeve ku ODHIR-i çmonte se duhej ndërhyrë, kanë gjetur trajtimin e duhur në këtë kod”, - shtoi Xhafaj.
Ilir Rusmali: Kodi i ri nuk favorizon PD-në
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Ilir Rusmali, mbrojti dje në Kuvend projektin e përbashkët, duke deklaruar se ky kod, “nuk ishte më i miri për mazhorancën, por u vendos që të respektohej dëshira e opozitës”. Sipas tij, “u hoq dorë edhe nga ideja e primit, që i lejon çdo mazhorance një qeverisje të lehtë, duke pranuar kushtet e opozitës”. Rusmali shtoi më tej se me këtë kod janë bërë sakrifica politike, si vendosja e 30 përqindëshit të grave në listat partiake. “Jemi përpara një materiali i cili dallon qartësisht dhe dukshëm nga draftet e ngjashme, për nga cilësia dhe është punuar me shumë kujdes, kompetence dhe ekspertizë. Është material i mbështetur në tërësinë e rekomandimeve që ndërkombëtarët kanë kërkuar për Shqipërinë”, - tha më tej Rusmali. Ai tha më tej se dëshira e PD-së ishte një sistem mazhoritar, por u tërhoq nga kjo ide.
Para seancës Topalli takon ambasadorin Uidhers
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e shoqëruar nga deputetë të tjerë të Kuvendit, u takua dje me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Xhon Uidhers, ku në qendër të takimit ishte zgjedhja e Presidentit të ri të SHBA-së, Barak Obama. Në këtë takim, Topalli foli me ambasadorin në lidhje me zgjedhjen e re të qytetarëve amerikanë. Nisur edhe nga zgjedhjet e reja në SHBA për Kongresin, kryetarja e Kuvendit shprehu vullnetin dhe dëshirën për shkëmbime mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit dhe deputetët e tjerë shprehën bindjen se raportet me administratën e re të Presidentit Obama do të jenë të shkëlqyera. Në takim u fol për sfidat e së ardhmes dhe vendosmërinë për të ecur përpara me reformat. Topalli shprehu bindjen se reformat në Shqipëri do të ecin para me shpejtësi.