Fatmira Hajdari: Si më ra "Basha" në dorë
Nuk ka njeri më të drejtë se Fatmira Hajdari... Kështu e përkufizon veten e veja e Azem Hajdarit, tashmë gjykatëse në Gjykatën e Tiranës dhe e akuzuar së fundmi nga politika se ka ndikuar në punën e saj për t‘i shërbyer Partisë Demokratike. Në një prononcim për gazetën "Shqip" ajo pohon se në punën e saj ka vetëm një parim: drejtësia është e barabartë për të gjithë. Hajdari nuk është penduar që ka dhënë vendimin për të rrëzuar prokurorinë, e cila kërkonte që padia e deputetit Lulzim Basha të mos gjykohet nga kjo gjykatë, por në Gjykatën e Lartë. "Kam zbatuar Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale. Kërkesa e prokurorisë nuk ishte bazuar në ligj, prandaj e refuzova. Nuk ka asnjë arsye tjetër. E them me bindje se Fatmira Hajdari do t‘i shërbejë drejtësisë, pavarësisht deklaratave nga krahët e politikës, cilat do qofshin ato", pohon fort ajo.
Dosja e Lulzim Bashës
Me një zell për t‘u admiruar, Fatmira të tregon si i ka mbërritur në zyrë kërkesa e Lulzim Bashës, që kundërshtonte prokurorinë. Ajo pohon se mbi bazën e një shorti elektronik emri i saj është përzgjedhur si gjyqtarja që duhet të shqyrtojë një kërkesë të deputetit. "Është një kërkesë e thjeshtë, ku nuk nevojitet një trup gjykues, por vetëm një gjyqtar. Kam marrë në dorë kërkesën dhe kam filluar shikimin paraprak. Në bazë të Kodit të Procedurës Penale caktova edhe ditën e seancës" thotë, duke shtuar se ka njoftuar palët dhe ka filluar procesin penal. Në fillim të seancës gjyqësore ka pyetur avokatin dhe prokurorin nëse kishin kundërshti për gjyqtaren. "Në fillim të seancës gjyqësore kam pyetur palët në proces për emrin tim si gjyqtare që do të shqyrtonte këtë çështje. Prokurori dhe avokati nuk kanë kundërshtuar. Më pas fillova seancën gjyqësore", tregon Fatmira, duke i paraprirë se vendimi i prokurorisë për përjashtmin e saj nga gjykimi i kësaj çështjeje është i pabazuar në ligj. Por thotë se gjatë seancës ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë, se çështja duhet të gjykohet në Gjykatën e Lartë. "E ritheksoj edhe njëherë. Do të kisha vepruar në të njëjtën mënyrë edhe nëse do të shqyrtoja një kërkesë të një deputeti të PS-së. Në momentin që mora detyrën e gjyqtares, jam betuar se do të vendos drejtësi", rrëfen ajo për ngjarjen e djeshme më mediatike.
"Sherri" me prokurorin
Në prononcimin për gazetën "Shqip", Hajdari tregon edhe debatin me prokurorin e çështjes, Arben Kraja. "E kam pyetur prokurorin, pasi ishte i paqartë. Çdokush mund të japë një opinion për atë skenë, por unë do të saktësoja se e pyeta prokurorin disa herë se ku bazohej për përjashtimin tim nga kjo çështje, vetëm për një arsye: veprimi i tij ishte i paligjshëm", pohon gjyqtarja, duke shtuar se është gjykata ajo që vendos dhe jo prokurori. "Kërkesën e prokurorit e cilësoj si të paligjshme, pasi nuk bazohet në ligj. Ndërsa vendimin e ndërmjetëm e kam dhënë duke u bazuar në nenin 141 të Kushtetutës, i cili e parashtron qartë se kush ka të drejtë. Iu referova edhe vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e Gërdecit", saktëson Hajdari për "Shqip"-in. Në fund fton të gjithë personat që kanë dyshim në zgjedhjen e saj për këtë çështje, duke u bërë apel që të shkojnë në Gjykatën e Tiranës dhe të verifikojnë shortin elektronik.