E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatmira Hajdari eshtja nuk eshte zgjidhur

Deklarata e bashkeshortes

Pas 12 vjetesh bashkeshortja e Azemit Fatmira Hajdari duke pare ceshtjen nga pozicioni i gjyqtares beson se drejtesia shqiptare nuk ka vepruar drejt ne gjykimin e dosjes Hajdari. Megjithate zonja Hajdari thote se familja e saj nuk ka ndermend te hape nje proces te ri. Une sot jam gjyqtare dhe di te gjykoj shume mire ne lidhje me ceshtjen e Azemit.

Aty nuk jane marre shume prova dhe shume fakte nuk jane qartesuar saktesisht. Edhe koleget e mi kane qene te detyruar nga politika ne ate kohe. Edhe sot kur bejme diskutime ne lidhje me ceshtjen e Azemit edhe ata vete jane koshiente se te shtyre nga opinioni nderkombetar te shtyre nga politika e asaj kohe ne ato momente kane bere nje zgjidhje momentale. Ceshtja e Azemit nuk eshte zgjidhur. Koha do te zgjidhe gjithcka. Do tia leme asaj tha zonja Hajdari. Ne nje deklarim per mediat Fatmira Hajdari eshte shprehur gjithashtu se tentativa per te futur arkivolin e Azemit ne Kryeministri me 14 shtator ishte nje vrasje e dyte per ish-deputetin e PD-se. Ajo shprehet e bindur se vrasja ka te beje me luften e Kosoves ndersa kerkon qe bashkeshortit te saj ti jepen kontributet qe ka duke e perfshire ne Historine e Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›