E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri plagoset 22-vjecari ne kerkim dy bashkemoshataret

Gjate nje perleshjeje mes tre te rinjve nje 22-vjecar ka mbetur i demtuar rende pas goditjeve me mjete te forta nga dy te rinj te tjere te cilet ne ikje e siper per ti shpetuar policise kane qelluar ne ajer duke terrorizuar banoret qe ndodheshin ne bulevardin e qytetit te Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne qender te Elbasanit prane kryqezimit Dinamo ne bulevardin Qemal Stafa. Sipas burimeve Ardit Sula 22 vjec ka mbetur i plagosur rende ne koke dhe eshte transportuar menjehere per ne spitalin rajonal te Elbasanit dhe pas marrjes se ndihmes mjekesore ndodhet jashte rrezikut per jeten. Policia e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje ben te ditur se dy te rinj rreth moshes 23 vjec kane zbritur nga nje makine dhe jane grindur fillimisht me Ardit Sulen me fjale dhe me pas kane kaluar ne perleshje fizike. Dy personat ende te paidentifikuar nga forcat policore kane qelluar me mjete te forta ne koke 22-vjecarin Ardit Sula duke e lene pa ndjenja ne vendngjarje. Me pas ata jane larguar me shpejtesi per ti shpetuar policise dhe kane qelluar me pistoleta ne ajer. Situata ka shkaktuar panik te personat qe ndodheshin ne ate zone per momentin. Pasi jane larguar autoret persona te rastit kane derguar ne reanimacion 22-vjecarin me plage te renda ne koke. Nga hetimet paraprake hetimore rezulton se perpara dy diteve i demtuari eshte perleshur me dy te kerkuarit. Nderkohe policia ka ngritur nje grup pune per hetimin e ngjarjes dhe eshte vene ne kerkim te autoreve te krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›