Papandreu Himara ndikim per integrimin ne BE

Athina zyrtare legjitimon statusin politik te incidentit te fundit ne Himare ku gjeti vdekjen shtetasi shqiptar Aristotel Guma. Pas rreth nje muaji nga ngjarja tragjike dhe ne nje kohe kur gjykatat shqiptare ende nuk jane shprehur per te kreu i qeverise greke Jorgo Papandreu nuk ka munguar qe te inkuadroje incidentin ne nje sfond nacionalist qe sipas tij eshte bere shqetesues. Kjo eshte nje ceshtje serioze se pari per marredheniet dypaleshe qe Greqia deshiron te zhvillohen pozitivisht por eshte ceshtje serioze edhe per rrugen europiane te Shqiperise pse nacionalizmat ne Ballkan nuk i ndihmojne vendet fqinje. Doja tia dergoja mesazhin pales shqiptare se nacionalizmat gjithmone kane krijuar probleme kolosale jo vetem ndermjet vendeve por me viktima edhe qytetare te thjeshte citon seksioni shqip i BBC-se Kryeministrin grek. Vjen keshtu nje qendrim i nivelit me te larte shteteror nga ana e Greqise e cila po adapton ne thelbin e vet gjuhen e shqetesimeve konstante qe eshte bere pjese e ligjerimit publik te subjekteve te tilla si Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut apo edhe organizata politike OMONIA. Edhe pse Papandreu ka nenvizuar se manifestimet nacionaliste u perkasin grupimeve ekstremiste mesazhi i derguar prej tij ndaj Tiranes zyrtare zyrtarizon ekzistencen e problemeve ne marredheniet mes dy vendeve. Per ambasadorin shqiptar ne Athine Dashnor Dervishi qendrimi i kreut te qeverise greke eshte parimor. Kemi nje qendrim parimor te Greqise per minoritetin dhe nuk mund te flitet per ndryshim kursi. Aq me shume qe ne deklaraten e z. Papandreu flitet per grupe ekstremiste. Nga ana tjeter ajo ishte nje pergjigje ndaj pyetjeve te bera dhe jo nje qendrim i posacem tha per Shqip nepermjet telefonit ambasadori Dervishi. Pa mohuar klimen e brendshme ne Greqi por edhe staturen e nje politikani te moderuar sic edhe eshte Kryeministri i Greqise eshte per tu nenvizuar se monitorimi i Athines ndaj Shqiperise ne drejtim te minoritetit udhehiqet nga nje kujdes i institucionalizuar jashte te qenet nje variabel i marredhenieve dypaleshe apo edhe humorit politik. Me shume domethenese eshte sjellja prej tij ne kujtese e pranise se emigracionit shqiptar ne Greqi qe si dukuri njerezore por edhe politike e simetrizon shqetesimin serish larg ngarkeses emocionale nacionaliste. Ne ketu ne Greqi beme nje perpjekje serioze per integrimin e shume shqiptareve ne shoqerine greke ne kete proces mund te kete pasur edhe probleme dhe incidente. Por duhet ti shmangim nacionalizmat dhe minoriteti grek duhet te kete mbrojtjen e shtetit shqiptar sa u perket te drejtave te tij. Dhe ky do te jete qendrimi qe do te mbaje pala greke tha Kryeministri Jorgo Papandreu. Per sa i perket Shqiperise i vetmi shqetesim mbetet ndikimi i zerit grek ne Bashkimin Europian per ceshtje te kesaj natyre qe jane shume te ndjeshme. Ne nje plan me te gjere reagimi grek eshte per tu admiruar per sa kohe qe administron me tone politike cdo incident qe lidhet me minoritetin grek ne Shqiperi apo edhe ate pjese te popullsise qe konsiderohet e ketille qofte edhe pa u njohur nga shteti shqiptar. Per me shume qe rasti i fundit u jep nje jehone shume te forte zerave te dyshes Bollano-Dule qe ne kete kuader fitojne edhe nje karte krediti te forte per zgjedhjet lokale te vitit 2011. Nje ngritje e tonit nga Greqia pikerisht kur Shqiperia po u afrohet proceseve elektorale eshte nje sinjal qe bart ne vetvete peshen e faktorit real ne llogarite politike qe duhen bere pa harruar se per nje vend qe aspiron integrimin akuza per nacionalizem eshte shume e rende dhe me potencial penalizues.