E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali ne pranga hajdutet akrobate shqiptare

Dy shqiptare kane rene ne prangat e policise italiane mbremjen e djeshme pasi dyshohen se jane autoret e vjedhjes se rreth 20 banesave ne Savona te Italise. Sipas raportimeve te mediave italiane behet e ditur se dy shqiptaret jane Kreshnik Lika 41 vjec dhe Gentjan Hasani 28 vjec. Seria e vjedhjeve nga dy te dyshuarit ka nisur qe ne daten 30 qershor te ketij viti dhe brenda dy muajsh kane arritur te grabisin rreth 20 shtepi ne zonen e Savones. Lika dhe Hasani ruanin momentin kur pronaret e vilave dhe shtepive kane qene ne gjume dhe hynin pa bere zhurme duke marre parate dhe sendet e tjera me vlere qe mund te gjenin. Pjese e sendeve te vjedhura nga te dyshuarit jane edhe pajisjet elektronike te modeleve me te fundit si aparate fotografike dhe laptope. Ndalimi i tyre eshte bere pas nje muaji hetim nga forcat policore italiane. Nga raportimet e mediave italiane dy shqiptaret kane rene ne sy te karabiniereve ne momentin qe ishin duke vezhguar terrenin per te bere grabitjen e radhes. Numri i madh i vjedhjeve qe kane kryer kane bere qe karabinieret e zones ti quanin si hajdutet akrobate. Dy shqiptaret jane ndaluar taksa benin xhiro me nje makine Mercedes. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e te dyshuarve jane gjetur sendet e vjedhura dhe nje shume e konsiderueshme parash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›