Shalsi Ja dokumentet qe pergenjeshtrojne Rulin

Faktet e publikuara nga Partia Socialiste lidhur me aferen Ruli per privatizimin e 2900m2 truall publik ne ish-ekspoziten Shqiperia Sot jane plotesuar dje me dokumentacionin perkates. Nenkryetari i Grupit Parlamentar te selise roze Eduart Shalsi ka prezantuar dje para opinionit kontraten e privatizimit te siperfaqes ne fjale e cila del jashte zones se pretenduar nga ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli si pjese e kompensimit te ish-pronareve. Kjo eshte prova KONTRATEuml SHITJE E PASURISEuml SEuml PALUAJTSHME ishndashekspozita Shqiperia Sot ne daten 9 shtator 2009 para noterit paraqiten palet qeveria e Sali Berishes. Nderkohe qe ne nje nen te ketij akti tregohet sesi cmimi i shitjes se objektit ka edhe nje element tjeter. Nje pjese e truallit prej 2984 meter katrore qe bie jashte prones se ish-pronareve e theksoj sic deshmohet jashte prones se ish-pronareve krejt ne kundershtim me ate qe deklaroi Genc Ruli disa dite me pare dhe per me teper me nje cmim prej 127 milione e 193 mije lekesh qe eshte pikerisht ai cmim qe u kemi bere me dije gjate ketyre diteve 3 here me i ulet sesa i zonave perreth deklaroi Shalsi. Duke zbuluar materialin fizik te kontrates se firmosur dhe te noterizuar deputeti socialist i ka dhene nje peshe te re akuzes ndaj ministrit aktual te Bujqesise Genc Ruli i cili shfaqet keshtu para opinionit publik si nje protagonist i aferave korruptive. Te pakten keto jane akuzat e selise roze per te cilat kjo e fundit ka sjelle deshmi dhe dokumente te pakontestuara deri me tani. Per te riperseritur veprimet e kryera nga pala qeveritare lidhur me ceshtjen ne fjale dhe ne funksion te plotesimit te kuadrit te pergjithshem te saj Shalsi ka risjelle ne vemendje edhe nderhyrjet administrative te Keshillit te Ministrave per te realizuar ate qe mund te quhet mbyllje e skemes. Ju rikujtoj 2 vendimet e Keshillit te Ministrave qe e lane te palevizur cmimin ne truallin e ish-ekspozites Shqiperia Sot... keto dite Genc Ruli apo zedhenesja e tij e keqperdorur kane deklaruar se trualli nen ish-ekspoziten Shqiperia Sot u eshte dhene pronareve me nje cmim 0. I kerkuam ministrit Ruli te tregoje se cfare ka ndodhur me 2900 meter katrore truall publik tek ish-ekspozita duke i paraqitur edhe dokumentin e hipotekes qe e vertetonte nje gje te tille. Pervec nje reagimi te nervozuar te Sali Berishes nuk u pergjigjen dhe ne fakt nuk kishin sesi te pergjigjeshin tha nder te tjera Shalsi. Nderhyrje e qeverise me dy vendime te posacme nje mbulim i pamenduar dhe aq mire me kompensimin e truallit ish-pronareve politike per kontrollin dhe diferencimin e cmimit ne siperfaqet perqark ndash te gjitha keto akte plotesuese te njera-tjetres ne funksion te ligjerimit dokumentar te privatizimit te 2900m2 truall publik. Pa hequr asnje presje nga qendrimet e ketyre diteve kontrata e publikuar dje nga selia roze minimalisht apelon per marrje te pergjegjesive politike nga ana e ministrit te Bujqesise per te formalizuar nder te tjera nje mesazh detyrues per nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorise se Pergjithshme. Per me shume qe Shalsi ka paralajmeruar fare qarte se ne ditet ne vijim ne do tu paraqesim nje tjeter fakt rrenqethes ne lidhje me ate qe ne e konsiderojme nje kapje te mirefillte te shtetit.