E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koks-BE: “Çdo vend i Ballkanit, trajtim si rast me vete”

Ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Patrik Koks eshte shprehur se Traktati i Lisbones duhet te hyje ne fuqi, perpara se BE te marre parasysh zgjerimin e bllokut prej 27-anetaresh, pas anetaresimit te Kroacise. Sipas ish funksionarit te larte te KE-se, ratifikimi i Traktatit eshte pika kyçe, qe mund te siguroje hapjen e rruges drejt BE per Ballkanin. Ne nje interviste per mediat polake, Koks tha se çdo vend i Ballkanit do te trajtohet si nje rast me vete, pasi te gjitha keto shtete jane ne faza te ndryshme te zhvillimit. Po keshtu, i pyetur ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme ne BE, Koks tha se krijimi i koalicioneve do te jete vendimtare, pasi do te synohet shumica ne Parlament. Megjithate, ish-kreu i Parlamentit Evropian, aktualisht President i Levizjes Evropiane, tha se eshte shume heret qe te hidhen supozime, lidhur me aleancat politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›