Finiq lufta mes minoritetit edhe per voten e fundit
Nje gare e forte greke keshtu mund te perkufizohet procesi elektoral i zhvilluar te dielen ne Komunen e Finiqit ne Sarande. Dy rivalet e perfshire ne ballafaqimin per kryetarin e komunes jane perfaqesues te minoritetit qe perserit edhe ne kete raund elektoral ndarjen e vet te brendshme ne dy njesi politike perfaqesuese. Ziso Lluci i Partise MEGA eshte vene perballe Sokrat Spiros se Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne nje gare qe nuk ka kaluar pa tensione. Mjafton edhe rezultati i prodhuar ku Spiro ka dale fitues me vetem nje vote me shume per te kuptuar se ndarja mes pakices greke perjetohet aktualisht si nje prove force e percjelle me shifra te permbysura me 8 maj. Edhe procedura e ndjekur gjate numerimit eshte deshmi i tensioneve dhe gares se forte qe riaktualizon problemet ne perfaqesimin politik grek. Keshtu pretendimet per manipulim nuk kane munguar te cilat madje kane cuar ne nje rinumerim nga e para. Keshtu nenkryetari i KZAZ-se nr. 66 Delvine ka kundershtuar rezultatin nisur nga pretendimet per numerimin e votave. Procesi eshte manipuluar ne fund kur u pa qe doli me dy vota perpara kandidati Ziso Lluci. Ne ate moment kane nxjerre tre vota te pavlefshme eshte shprehur numri dy i KZAZ-se. Sipas tij kane qene votat e fshatit Shijan qe jane numeruar ne menyre te deformuar ne funksion te modelimit te nje rezultati qe solli fitues Spiron. Ky rivalitet i mberthyer ne Finiq ne probleme te karakterit teknik ka gjetur jehone edhe ne planin politik perderisa edhe kreu i MEGA-s Kristaq Kico e ka cilesuar procesin zgjedhor te manipuluar. Ne vleresimin e tij manipulimi eshte kryer ne fshatin Vrion qe pretendohet se i jep mbeshtetje kandidatit Lluci. Nisur nga keto fakte Kico ka nenvizuar se rezultati do te ankimohet ne hallkat e metejshme te shqyrtimit administrativ qe duket se do te zgjasin edhe me tej tensionin brenda pakices greke ne Jug te Vendit. Pak kohe me pare kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule ne nje interviste per gazeten Shqip do te deklaronte se te dyja subjektet e minoritetit MEGA dhe PBDNJ jane perfshire ne nje proces konsultimi me synim unifikimin i cili sipas tij pritet te formalizohet me nisjen e sesionit te ri parlamentar.