Fatos Klosi: Kam parë ish.sigurimsa me dosje në duar
Fatos Klosi, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete Shqiptare, deklaroi dje se pjesa më e madhe e spiunllëqeve që kanë ndodhur gjatë periudhës së diktaturës janë bërë nga vetë popullsia. Ish-shefi i SHISH tha se për këtë deklaratë mban përgjegjësi, pasi sipas tij, në bazë të një studimi që është bërë me dosjet e Sigurimit të Shtetit, 86 për qind e iniciativave për ndjekje nga Sigurimi kishin si pikënisje denoncimet që vinin nga popullsia. “Vetëm 14 për qind e dosjeve që kanë qenë për ndjekje për agjitacion-propagandë apo tentativë për arratisje janë ndërmarrë si iniciativa nga Sigurimi i Shtetit. Pjesa tjetër ka qenë iniciativë e vetë popullsisë”, - deklaroi Fatos Klosi, dje në takimin e organizuar nga Ambasada Gjermane dhe Fondacioni “Fridich Eberd” mbi përvojën në Gjermani për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të fshehtë në diktaturë. Klosi vazhdoi më tej duke bërë një histori mbi funksionimin e Sigurimit të Shtetit, nga ku deklaroi se nuk ka një inventar të qartë mbi ekzistencën e plotë të dosjeve. Ai tha se në vazhdimësi ka pasur eliminime të dosjeve. “Çdo dosje asgjësohej kur subjekti i saj nuk përbënte interes, për shembull po marr një rast kur ai vdiste”, - tha Klosi. Gjatë këtij diskutimi, ai u ndal edhe në periudhën enigmatike të vitit 1991, kur ish-Sigurimi i Shtetit u nda nga Ministria e Brendshme. “Një pjesë të arkivës e mori SHISH-i, ndërsa një pjesë mbeti në Ministrinë e Brendshme”, - tha Klosi, i cili u shpreh më tej se pati edhe eliminime dosjesh të fshehta. Në këtë kohë, ministër i Brendshëm ishte deputeti i PS-së, Gramoz Ruçi.
Kush i ruan dosjet?
Një pyetje të tillë Klosi nuk e dha me qartësi, pasi sipas tij, duhet të ketë një inventar të gjithë atyre që kanë mbetur. Por ai tha më tej një fakt tmerrësisht të paimagjinueshëm. “U kam parë punonjësve të ish-Sigurimit dosje nëpër duar”, - tha ish shefi i SHISH-it, duke lënë qartë të nënkuptuar se mjaft dosje janë mbajtur të fshehta dhe ruhen nga individë që ndoshta i përdorin për të bërë shantazh me to. Ai konfirmoi më tej se lista e të gjithë ish-bashkëpunëtorëve është e disponueshme, pavarësisht se çfarë kanë arritur ata të bëjnë gjatë diktaturës, apo sa dëm kanë shkaktuar, nuk mund të verifikohet, pasi mungon dosja operative.
Reagimi
Referati i Fatos Klosit shkaktoi një reagim në sallë, ku ishin të pranishëm ish-të përndjekur politikë, politikanë, aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë etj. “Turp të kesh që del këtu dhe jep leksione! Ti ke qenë vetë pjesë e atij sistemi. Së bashku me të tjerë keni vjedhur edhe floririn e Krrabës, që është vënë me duart tona”, - bërtiti fort në sallë Adem Allçi, Kryetar i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politikë, duke iu drejtuar Klosit. Allçi lëshoi akuza të tjera, duke deklaruar se në Kuvend “ka mbi 20 deputetë që kane qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit”. Ai më pas u largua nga salla, ndërsa Klosi nuk kërkoi të reagojë. Një tjetër reagim erdhi në sallë nga Astrit Dibra, ish-punonjës i SHISH në vitet ‘92-‘97. Ai kundërshtoi Klosin duke thënë se pas vitit 1997 ka pushuar nga puna të gjithë të rinjtë në SHISH dhe e mbushi atë me ish-punonjës së Ish-Sigurimit të Shtetit. “Pas vitit 1997 janë pushuar nga puna 80 për qind e punonjësve të SHISH dhe për këtë mban përgjegjësi Klosi”, - tha Kodra. Ish-shefi i SHISH nuk reagoi, por në referat ai theksoi se pas vitit 1997, ligji për pastërtinë e figurave u amendua, ish-operativët e Sigurimit të Shtetit mund të punonin edhe në Shërbimin Sekret në një shtet demokratik, pavarësisht se ata i kishin shërbyer diktaturës.
Fatos Lubonja
Në takimin e organizuar nga Ambasada Gjermane mbi përvojën në Gjermani për hapjen e dosjeve ishte i pranishëm dhe publicisti Fatos Lubonja. Ai u shpreh se në vend nuk kishte pasur transparencë për hapjen e dosjeve. Lubonja kujtoi se “asnjëherë nuk ishte bërë publike në rast se mungojnë dosjet, sa mungojnë, pse mungojnë dhe kush janë përgjegjësit”. Më tej Lubonja tha se “hapja e dosjeve do të ishte në interes të gjithë shoqërisë”, dhe sipas mendimit të tij, kjo mund të arrihej në rast se politikët e rinj do të arrinin bënin diçka më shumë.
Taulant Balla: Shqiptarët duhet të dinë kush kanë qenë ata që kanë spiunuar
Taulant Balla deklaroi dje në takimin e organizuar nga Ambasada Gjermane se ligji për dosjet duhet të bëjë publike të gjithë emrat e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit. Deputeti socialist kërkoi miratimin e një ligji me konsensus. Ligjërata e Ballës preku vetëm pjesën e bashkëpunëtorë, ndërsa nuk preku pjesën e lustrimit. “Në këtë kontekst, unë mendoj se hapi i parë, i domosdoshëm, në funksion të distancimit me të vërtetë nga autorët dhe bashkëpunëtorët e krimeve të komunizmit, fillon me hapjen e të gjitha dosjeve të Sigurimit të Shtetit, apo të mikro-filmave, nëse dosjet janë djegur, krijimi i një data-base të dhënash me emrat e të gjithë bashkëpunëtorëve, i cili të jetë i hapur për publikun. Shqiptarët duhet të dinë kush kanë qenë ata që kanë spiunuar fqinjin, kolegun e punës, njeriun e familjes”, - tha Balla, i cili shtoi se përsëri këta shtetas që preken nga lubrifikimi, mund të kenë të drejtë të zgjidhen në rast se e voton qytetari. Për Taulant Ballën, dekomunistizimi i shoqërisë përfundon atëherë kur në postet publike largohen ata që kanë bashkëpunuar me regjimin. “Lustrimi duhet kuptuar si një proces verifikimi dhe transparence për ata që kanë punuar ose bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Ndërsa dekomunistizimi nënkupton largimin dhe përjashtimin nga pozicione të caktuara publike të atyre që kanë qenë funksionarë të lartë të partive komuniste dhe të institucioneve të tjera në varësi”, - tha Balla.
Biberaj: Projekti im, ja figurat që duhet “të pastrohen”
Nënkryetari i Këshillit të Evropës, njëkohësisht deputet i PD-së, Aleksandër Biberaj, u shpreh dje në takimin e organizuar nga ambasada gjermane për përvojën në hapjen e dosjeve të diktaturës se “mazhoranca do të kalojë ligjin për pastërtinë e figurave, me apo pa opozitën”. Gjatë fjalës së tij, Biberaj bëri është një përshkrim të gjithë funksionimit të projektligjit që ai ka propozuar për këtë çështje. Ai u shpreh se projektligji ka tri variante. “Të hapen të gjitha arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të bëhen publike me përjashtim të atyre që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare është varianti i parë. Të hapen të gjitha arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit, por nuk bëhen publike. Çdo qytetar i interesuar mund të marrë informacion për veten e vet ose familjen e tij, pranë Autoritetit të Kontrollit të Figurave, është varianti i dytë dhe subjekti i verifikimit sipas këtij ligji, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet që nga Presidenti e deri komunitetet fetare apo mediat”, - tha Biberaj. Deputeti i PD-së tha më tej se hapja e dosjeve është një detyrim. “Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të bashkëpunëtorëve të tij është një detyrim politik dhe moral i klasës politike shqiptare jo vetëm ndaj shoqërisë shqiptare, por dhe ndaj historisë së vendit tonë. Gjithashtu, miratimi i këtij ligji është një detyrim moral ndaj shtresës së ish–të persekutuarve politikë, të cilët vuajtën për dekada me radhë tmerrin e diktaturës më të egër në Evropën Juglindore”, - shtoi Biberaj.
Ish-të përndjekurit: Duhet të dënohen krimet e komunizmit
Ish-të përndjekurit politikë deklaruan dje se krimet e komunizmit ende nuk janë dënuar në Shqipëri. Të pranishëm në takimin e organizuar nga Ambasada Gjermane, ata bënë thirrje publike që të ketë një dënim masiv të krimeve të komunizmit. “Ende nuk është bërë asnjë gjë për dënimin e krimeve të regjimit. Për këtë e ka fajin politika”, - u shpreh Adem Allçi. Njëkohësisht mjaft ish-të përndjekur të tjerë treguan përvojat e tyre personale në këtë takim. Një reagim erdhi edhe nga Shoqata “Pronësi me Drejtësi”, që u shpreh se çështja e pronës është një tjetër shtetëzim që mbahet peng. “Ne themi se politika është përgjegjëse për këtë situatë. Po ju jap vetëm një shembull. Ligjet për pronat kanë kaluar me minimumin e votave të mundshme”, - tha Ahmet Sulstarova në këtë aktivitet.