E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj padit zëdhënësin e Sali Berishës, Gerti Bogdanin, për shpifje

Drejtuesi i G99-ës, Erion Veliaj, paditi dje për shpifje në gjykatën e rrethit të Tiranës dhe në prokurorinë e Tiranës, zëdhënësin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Veliaj deklaroi se akuza të tilla dhe shpifje të vazhdueshme në adresë të tij janë bërë në mënyrë të përsëritur nga Bogdani. “Sot i kam kërkuar gjykatës së rrethit të Tiranës, dhe si palë e interesuar, prokurorisë së Tiranës, fillimin e procedurave penale ndaj zëdhënësit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdanit, për aktin e shëmtuar dhe të përsëritur të shpifjeve publike. Zotërinjtë Berisha e Bogdani do duhet t’u provojnë shpifjet e ulëta shqiptarëve. Jam gjithë sy e veshë se ku do t’i prodhojnë vilat e imagjinatës së tyre mashtruese. Pasi sulmuan ndërkombëtarët, sot sulmojnë dhe organizatat që punojnë me ndërkombëtarët. I ftoj zotërinjtë e qeverisë që të thërrasin dëshmitarë të gjitha ambasadat që kanë financuar punën time në Shqipëri, ambasadën amerikane dhe ambasadat e vendeve të BE-së për të kuptuar etalonin e transparencës dhe eficencës”, - tha Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›