Fatos Klosi: Kryeministri po tenton të forcojë pushtetin
TIRANE - Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi akuzoi dje kryeministrin, Sali Berisha se kërkon të forcojë autoritetin mbi organet kushtetuese dhe të ketë në dorë gjithë informacionet e klasifikuara.
Duke komentuar ndryshimet e fundit në ligjin për sekretet shtetërore, Klosi tha dje në një prononcim për "Vizion Plus" se "ky vendim vjen në vazhdën e të gjitha përpjekjeve klasike të kryeministrit tonë që të gjitha kompetencat t'i mbledhë në dorën e vet. Unë do thoja kjo është tentativa e parë meqënëse unë vij nga ajo kohë kur ne menduam që të ishte në varësi të Këshillit të Ministrave. Tani ai s'do t'i diskutojë më në Këshillin e Ministrave, e quan të tepërt, boll të merret ai me atë punë dhe pastaj i zgjidh", u shpreh me doza ironie ish shefi i SHISH-it.
Qeveria ka vendosur të ndryshojë tre ligje, duke i dhënë më shumë kompetenca kryeministrit. Bëhet fjalë për disa ndryshime në ligjin për prokurimin publik, në ligjin për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe ndryshime në ligjin për statistikat zyrtare të miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave. Në vendimet e publikuara në faqen zyrtare të qeverisë ligjet ekzistuese pësojnë ndryshime të tilla që shumë kompetenca që më parë i njiheshin qeverisë ose siç shprehej aty Këshillit të Ministrave tani kalojnë direkt në varësi të kryeministrit. Konkretisht në ligjin Nr.8457, datë 11.2.1999, "Për informacionin e klasifikuar 'Sekret shtetëror'", në fund të paragrafit të parë, të nenit 25, fjalët "pranë Këshillit të Ministrave" zëvendësohen me "si institucion në varësi të Kryeministrit".
(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)