Sheshi 'Skënderbej', prokuroria nis hetimet për devijimet e projektit
TIRANË- Ndryshimi i projek tit të ndërtimit të sheshit "Skënderbej", në Tiranë është bërë objekt hetimesh nga Njësia e Specializuar Task Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës. Burime pranë organit të akuzës bënë të ditur se kanë nisur hetimet mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga grupi i këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës t'i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin lidhur me projektin, me qëllim që të verifikojnë se mbi çfarë baze është ndryshuar ky projekt dhe janë devijuar punimet për ndërtimin e sheshit, në një kohë kur projekti që po zbatohej ishte miratuar konform ligjit.
Zbatimi i projektit u ndërpre dhe sheshi "Skënderbej" që kishte qëndruar i mbyllur për një kohë të gjatë u ndërtua provizorisht. Sipas këshilltarëve socialistë, ndryshimi i projektit është bërë pa ndonjë vendim, si dhe nuk është marrë asnjë leje për ndërtimin e sheshit.
Pas miratimit të projektit në mars të 2010, Bashkia e Tiranës nisi zbatimin e projektit për rindërtimin e sheshit "Skënderbej" me një vlerë 5 milionë euro të financuara nga qeveria e Kuvajtit.
(el.me/GSH/BalkanWeb)