E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Klosi: Në kohën time nuk ka patur asnjë bashkëpunim më KGB-në

Ish kreu I Shërbimit Informativ Shtetëror e konsideron deklaratën e Sokol Gjokës si skandal diplomatic


Një skandal diplomatik e ka konsideruar rrëfimin e ambasadorit shqiptar në Rusi, ish kreu I shërbimit informative shtetëror. Referuar një deklarate të ambasadorit Gjoka që flet mbi bashkëpunimin e SHISH me strukturat homologe Ruse, Fatos Klosi e ka konsideruar papërgjegjshëmëri rrëfimin e bërë mbi punën e këtyre strukturave.


Me bindjen e qartë që punët e shtetit nuk nxirren në pazar, deklaratën e ve
"Së pari duhet konfirmuar nëse jo deklaratë është e vërtetë sepse për mendimin tim është skandalozë se si një diplomat flet mbi veprimtarinë e një shërbimi të caktuar, aktiviteti I të cilit përbën secret shtetërore.


Për mëndimin tim kjo deklaratë është papërgjegjshmëri diplomatike dhe se strukturat e caktuara duhet të reagojnë ndaj këtij qëndrimi"-tha dje për gazetën "Shekulli", ish kreu I Shërbimit Informativ Shtetëror.


E ndërsa ka akuzuar diplomatin për papqrgjegjshëmëri, Klosi e ka konsideruar normale bashkëpunimin ndërmjet dy strukturave homologe. Por sipas tij, gjithësesi ky shkëmbim informacioni duhet të jetë I kontrolluar dhe për çështje të caktuara si bie fjala lufta kundër terorizmit apo dhe të dhëna përsa I përket bashkëpunimit të informacionit mbi personat e konsideruar të rrezikshëm.


"Unë nuk di llojin e bashkëpunimit të SHISH ka patur me FSB-në ("Shërbimi Federal i Sigurisë" i Federatës Ruse) por neës ai ka ekzistuar e them me bindje të plotë që ai është bërë me urdhër nga lart. Në kohën që unë kam drejtuar këtë isnitucion e them me bindje të plotë se mes nesh nuk ka patur asnjë llojë bashkëpunimi"-ka deklaruar dje Fatos Klosi.


Lidhur me shkëmbimin e informacioneve mes inteligjencës shqiptare dhe asaj ruse gjatë viteve të fundit, gjatë reagimit të tij, Klosi ka lënë të kuptohet se një gjë e tillë ka ndodhur me urdhër nga lart pasi orientimit I poltikave të shërbimit informativ bëhen nga qeveria. Reagimi I ish kreut të SHISH vjen pas deklaratave të ambasadorit tonë në Rusi mbi bashkëpunimin e kohëve të fundit të këtij insitucioni me shërbimin informativ rus.


Ambasadori shqiptar në Federatën Ruse, Bjellorusi dhe në Komounelthin e Shteteve të Pavarura, Sokol Gjoka, u ka deklaruar mediave dhe qarqeve shkencore të Moskës se "kooperimi i shërbimeve speciale të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Rusisë ka karakter të qëndrueshëm".


Kjo deklaratë është bërë në kohën kur Shqipëria ka festuar 1-vjetorin e anëtarësimit në NATO. Ndërkohë duket se është present shqetësimi që kanë zyrtarë të lartë të Aleancës së Atlantikut që informacioni i klasifikuar i NATO-s, të përcillet nga Shqipëria vendeve joanëtare të organizatës.


Konfirmimi për një bashkëpunim të qëndrueshëm midis dy vendeve në fushën e sigurisë është artikuluar nga ambasadori Gjoka në datën 2 nëntor 2009. Ky deklarim është përsëritur dhe në një takim të ambasadorit Gjoka me studentë rusë dhe shqiptarë dhe profesorë të universitetit "MGIMO" të Ministrisë së Jashtme Ruse, më 25 shkurt 2010. Madje Gjoka e detajon kooperimin, duke folur për shkëmbim informacioni dhe veprime operative konkrete.


"Një nga drejtimet e bashkëpunimit aktiv ndërkombëtar të Shqipërisë, dhe me Federatën Ruse, përfshin kooperimin e shërbimeve inteligjente, shkëmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete", deklaron ai para studentëve dhe zyrtarëve të MPJ-së ruse. Deklaratat e ambasadorit tonë në rusi duket se ka ngjallur jo pak reagime, kjo për faktin e thjeshtë se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndërsa Federata Ruse jo.


Për këtë arsye shkëmbimi i informacioneve të klasifikuara, qoftë për luftën kundër terrorizmit apo krimit të organizuar mes Tiranës dhe Moskës, nuk mund të bëhet pa OK-in e Paktit të Atlantikut të Veriut.


Ndaj për këtë arsye ish shefi I SHISH-it e ka konsideruar më se paku papërgjegjegjshmëri të ambasadorit Gjoka ndërkohë që kakërkuar që insitucionet përgjegjëse të marrin përgjigjesi mbi sipër dhe të hedhin dritë mbi nivelin e këtij bashkëpunimi nëse vërtetë mes dy strukturave të specializuara të inteligjencës kanë patur operacione konformë ligjit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›