Fatos Lubonja Pse iu bashkova ekspozites Fjala
Por kjo nuk ka qene e thjeshte. Per te treguar raportet e njeriut me fjalen gjate diktatures nje grup artisesh te artit pamor hapen ne galerine FAP nje ekspozite te titulluar Fjala. Secili solli eksperiencen e tij personale. Dikush librat e te atit nje tjeter nje gazete ku i permendej emri nje tjeter nje bllok shenimesh... Pjese e kesaj ekspozite ishte edhe shkrimtari e gazetari Fatos Lubonja i cili ofroi ne formen e nje instalacioni fletet e romanit te tij Ploja e mbrame shkruar
ne letra te bardha cigaresh gjate kohes se vuajtjes se denimit ne burgun e Burrelit 1988. Faqet e librit te shkruara me germa mikroskopike nje fjalor frengjisht-frengjisht dhe nje lupe per ta lexuar nuk vijne thjesht si nje deshmi historike por si nje veper artistike qe krijon emocione nxit ide jep mesazhe dhe te ben ta nderosh me shume fjalen ose thene me sakte lirine e te shprehurit te fjales. Ne nje interviste Lubonja tregon arsyet pse iu bashkua kesaj ekspozite ckerkon te kumtoje permes vepres se tij dhe na shuan kuriozitetin mbi tekniken e te shkruarit te romanit Ploja e mbrame.
Pjesemarrja juaj ne nje ekspozite te arteve vizuale nuk te le indiferent. Ju njohim me se shumti si njeri te letrave rastesi apo ndonje lidhje me e hershme
Lidhja ime me artin vizual si diletant ne kuptimin e nje njeriu qe e do artin vizual eshte e vjeter. Me kete diletantizmin tim ndonese dikush thote Nuk duhet te jesh as diletant as virtuoz por artist dhe une nuk guxoj ta quaj veten artist kam punuar prej kohesh gjera te ndryshme pra nuk eshte dicka e re. Qysh ne burg kam realizuar ca skulptura te vogla abstrakte. I kam bere per te gjetur nje menyre te shprehjes se dashurise per njerezit me te afert. Me kalimin e viteve pas daljes nga burgu jam marre me letersi por here pas here i jam kthyer artit vizual. Interesi i hershem per kete art me ka shtyre te njoh sadokudo edhe teorikisht ato qe quhen rryma te ndryshme te tij si menyra te ndryshme te kendveshtrimit te botes si gjuhe te ndryshme te artit dhe evoluimin e tyre. Deri sa kam rene ne burg kam qene disi i azhornuar me modernizmin e gjysmes se pare te shek XX qe ka influencuar skulpturat qe permenda. Pasi dola nga burgu kurioziteti me ka cuar te njoh zhvillimet e tij te gjysmes se dyte nder to edhe artin konceptual te instalacionit i cili edhe pse fillimet e tij i ka ne gjysmen e pare eshte zhvilluar shume pas viteve 60 dhe per mua eshte bere i njohur vetem pasi kam dale nga burgu ne 91.
Si u ngjiz pjesemarrja juan ne ekspoziten Fjala
Sic e thashe pra kontakti im me artin vizual cka do te thote edhe me miq artiste e krijimtarine e tyre ka qene i vazhdueshem. Mund te permend emra si Ali Oseku Maks Velo qe i kam pasur ne burg Ardian Isufi Lad Myrtezai Gaz Leka Najada Hamza Edi Rama etj. te se njejtes fame por edhe me pak te njohur qe une i vleresoj. Mos harroni se jam dhe botuesi i revistes Perpjekja ku kam botuar here pas here mendimet e tyre artistike. Anri Sala p.sh. ka realizuar disa nga kopertinat e saj. I gjithe ky kontakt me ka ngacmuar edhe ide. Shpeshhere njeriu ka nevoje te shprehet edhe me mjeta te tjera nga ato qe jane gjuha e tij e zakonshme qe ne rastin tim eshte shkrimtaria. Kjo eshte pjese e nevojes njerezore per te zhvilluar potencialitetin e tij. Me Ardian Isufin se fundi kam biseduar gjate per nje ekspozite me instalacione qe mendoj ta bej. Edhe ideja e hapjes se nje ekspozite me teme Fjalen ishte pjese e ketyre bisedave. Te gjithe qe i kane pare i ka intriguar pamja e atyre fleteve te vogla te letrave te cigareve ku eshte shkruar romani Ploja e mbrame. Pamja e tyre ngacmon shume imagjinaten kuriozitetin lidhur me permasat tekniken me faktin qe eshte nje liber i shkruar ne burg i bere per tu fshehur. Ardianit i shkonte shume simbolika e tyre ne ekspoziten qe po kuronte. Ishte ai qe me nxiti te marr pjese duke me dhene gjithe ndihmen e mundshme per realizimin e instalacionit.
Fakti qe eshte vendosur ne nje kontekst te tille pra ne nje ekspozite te arteve vizive u jep atyre fleteve nje tjeter simbolike pertej qenies si liber apo jo
Ajo qe ju keni pare nuk duhet interpretuar thjesht si nje dokument historik. Keshtu fare mire mund te ishin ekspozuar origjinalet ne nje muze te te perndjekurve politike. Por ketu kemi te bejme me nje pretendim tjeter. George Bracque i famshem kur shpjegon artin e tij se si objektet qe pikturon marrin vlere nga raporti me artistin sjell shembullin e nje guri qe qendron ne rruge dhe ai e merr per tia vene si tako rrotes se makines duke i dhene keshtu nje vlere e kuptim tjeter. Keto raporte me objektet - thote ai - variojne deri ne infinit. Edhe keto flete te shkruara ne burg te vendosura ne ate zarfin e vogel qe ne Burrel rrinin te fshehura tek libri kurse ne jete rrine tek sirtaret e mi jane objekte qe te fotokopjuara ne menyre sa me identike te hapura dhe te vendosura ne ate menyre sic jane vendosur ne ekspozite njera pas tjetres nga faqja e pare tek e fundit se bashku me librin ku kane qene fshehur pastaj me librin te botuar ne 94-en ne krahun tjeter behen dicka tjeter qe tenton te thote tjeter gje nga cthone si dokument historik. Kam synuar te percoj nepermjet ketij instalacioni qe ia kam vene titullin Perpjekje Burrel 1988 - Tirane 2010 narratives qe ai permban emocionet e perpjekjes se njeriut ne kete bote per te mbijetuar per ta lene nje gjurme te ekzistences se tij edhe ne kushtet me ekstreme. Ai mund te interpretohet edhe si ilustrim i asaj qe thote Malarmeja se e gjithe jeta e njeriut reduktohet ne nje liber por nje liber i shkruar ashtu mund te interpretohet edhe si simbol i cdo perpjekjeje njerezore. Te gjitha keto emocione e mendime e jo domosdoshmerisht keto tenton ti ngacmoje kjo veper ky instalacion ne nje hapesire ku spektatori duhet te ndihet edhe ai pjese e vepres prandaj eshte vendosur edhe lupa aty.
Kemi te bejme me nje gjuhe tjeter te artit nga piktura kuptohet. Mua mu dha rasti te ekspozoj me artiste te njohur si piktore kryesisht. Nuk do te guxoja te ekspozoja bashke me ta ne gjuhen e tyre te ngjyrave madje dhe ne kete rast kisha nje lloj hezitimi. Fakti qe ata me futen mua ne bashkesine e tyre eshte nje vleresim per kete veper por kam deshire ta shoh edhe si nje mesazh demokratik qe i jep te drejte Joseph Beuys kur thoshte se cdo njeri eshte artist.
Pra ndoshta ne nje ekspozite me teme Fjalen ju mund te ndiheshit me komod..
Do te thosha se puna ime permban nje pamje mjaft te vecante te fjales. Ajo fjala e shkruar ashtu aq e vogel ajo fjala qe nuk zhduket sado qe ta shtypesh qe permban brenda edhe idene se e verteta e atij realiteti vetem ashtu mund te shkruhej me germa gati te padukshme per tu fshehur me duket se ngacmon shume imagjinaten dhe kuriozitetin. Tek e fundit mendoj se kushdo qe mund ta shohe ate veper te lidhur me fjalen me sy direkt dhe pastaj me lupe ne shkrim dore dhe pastaj te shtypur sikur do te fitoje nje nderim edhe me te madh per fjalen.
Sic e thate edhe ju vec mesazhit qe keto fjale percjellin ngjallin edhe shume kuriozitet Si jane shkruar ato
Pjesa e kuriozitetit si eshte shkruar eshte interesante pa dyshim dhe ka edhe vleren e saj dokumentare por dhe artistike se i gjithe instalacioni synon te percoje edhe idene e mundimit te shprehjes se fjales. Fletet qe shihni jane fotokopje te origjinalit sepse fletet ne origjinal jane te shkruara ne te dyja anet. Aty shihni 81 faqe qe ne origjinal jane te shkruara ne 41 flete cigaresh ne nje nga qelite e burgut te Burrelit me nje teknike shume te thjeshte. Ne burg lejoheshin lapsat pasi te burgosurit kishin te drejte tu shkruanin letra te afermve. P.sh. lapsat e karbonit apo te plumbit sic i thone kane fortesi te ndryshme. Ai qe kam perdorur une ishte nje laps tresh shume i forte qe nuk konsumohet shpejt. Me nje cope brisk te vogel te cilin e mbaja fshehur e prehja vazhdimisht qe ta kishte majen sa me te holle. Ato fjale e fraza jane shkruar me sy jo me lupe. Asokohe i shihja mire dhe jane te gjitha te lexueshme. Sigurisht eshte shkrimi im qe e lexoj lehte vetem une por po te ve syzet apo lupen edhe sot i lexoj te gjitha.
Gjetet ate format sepse ishte me i thjeshte per tu fshehur apo..
Ai ishte formati i fleteve te duhanit qe pinin te burgosurit me te dredhur. Me duhet te sqaroj se romani Ploja e mbrame nuk u shkrua direkt ashtu. Po te shohesh ne ato flete nuk ka fshirje korrigjime. Ne burgun e Burrelit njerezit kane shkruar letra kane bere libra perkthime. Une ne shtepi kam mjaft te tilla. Problemi ishte se komanda bente kontrolle te here pas hershme dhe ti merrte ti zhdukte. Ky roman ka nje metafore shume te lexueshme kunder regjimit dhe frika se mund te kapej te lexohej dhe te zhdukej kete te fundit kisha me shume frike pasi ne te ridenuarit nuk mendonim se do dilnim ndonjehere pervecse kur te binte regjimi sic ndodhi me te vertete me coi ne idene te beja nje kopje te tij ne menyre te tille qe ajo pastaj te mund te fshihej diku dhe te kisha mundesi ta ruaja apo tia kaloja familjes.
Ndodhi qe kur ra regjimi ne nuk na i moren doreshkrimet e medha kam nje arke te tere me shkrime te asaj kohe. Keshtu hedhjen ne kompjuter nuk e kam bere prej tyre por nga blloqet ku e kisha me germa te medha. Ky pra ishte procesi i hedhjes ne mikrofilm te romanit.
Ju jeni nje njeri i fjales dhe ndoshta mund te na e thoni me mire se shume te tjere. Nese ne diktature per fjalen burgoseshe sot a ka pengesa fjala
Kur themi fjala nenkuptojme edhe ideja informacioni e verteta. Pa dyshim qe mbetet problem thenia e fjales se vertete. Ne nje fare menyre pushteti e ka pasur gjithmone frike fjalen e vertete dhe ka dashur ta kontrolloje ate. Dhe kjo prirje per ta kontrolluar fjalen qe Foucault e quan fashizmi brenda nesh shfaqet edhe sot por duke perdorur instrumente te tjera qe jane instrumente te kohes. Ne qofte se ne kohen e regjimit komunist fjala e lire burgosej sepse denoheshe per agjitacion e propagande prandaj ishe i detyruar ta mbaje brenda ose ta shkruaje fshehur apo te mos e shkruaje fare ta percudnoje te perdorje dygjuhesine apo metaforen ne kohen e sotme padyshim shkallet e lirise se fjales se vertete jane me te medha. Por megjithate sot pushteti perdor instrumente te tjera per ta shtypur fjalen e vertete keto jane mjetet financiare kryesisht blerja ose kercenimi i mbijeteses per shume njerez qe ben serish qe fjalen te mos e thuash te mos e shkruash ta deformosh te mos ia transmetosh tjetrit. Tek e fundit kur themi fjala nenkuptojme njeriu i cili eshte e vetmja qenie qe e artikulon ate dhe kur flasim per lirine e fjales flasim per lirine e njeriut. Une kam qene dhe jam i mendimit se liria eshte nje vlere per te cilen sic thoshte Getja duhet te shkosh ne lufte cdo dite. Pra edhe ne kohen e sotme duhet te shkosh perdite ne lufte per fjalen e lire. Ai qe mendon se e ka te garantuar se e kane bere luften te tjeret gabohet. Duhet ta beje vete perdite kete lufte madje jo vetem me te tjeret por edhe me vetveten jo vetem me pushtetin e parase por edhe me injorancen e tij.
shte edhe ky lufta e perditshme nje mesazh qe doni te percillni permes instalacionit tuaj
Ky mund te ishte nje interpretim indirekt qe mund ti behej kesaj vepre. Por sipas mendimit tim kjo ekspozite nuk ishte e fokusuar ne shprehjen e ndjeshmerise ndaj ndrydhjes se fjales ne kohet e sotme. Shumica e objekteve me gjithe simboliken e tyre te conin ne Shqiperine e diktatures si gazeta Zeri i Popullit bashke me kallirin prej dhembesh te Ardian Isufit apo librat e te atit te Hamzes qe te kthejne pas ne ate kohe kur libri ishte aq i cmuar apo ne rastin e dyshekut te Lad Myrtezait i cili tregon transportimin e vazhdueshem te njerezve. Nje dyshek i gatshem per tu transportuar. Ajo me shume lidhej me raportin e artisteve me fjalen e ndrydhur apo percudnuar apo fshehur apo adhuruar ne diktature.
Nese do te beja dicka per te shprehur nepermjet artit vizual raportin tim me kete kapitalizmin shqiptar qe nuk eshte demokraci por sundimi i oligarkise qe kontrollon edhe fjalen e lire do te perdorja te tjera pamje. Per shembull ne nje instalacion ndoshta do te perdorja shemtine dhe dhunen arkitektonike urbane qe na rrethon duke e projektuar ate ne muret e nje hapesire te mbyllur qe do ta benin spektatorin kur te hynte aty te ndihej si ne nje qeli nga muret e se ciles do ti behej sikur po i bien pallate mbi koke e ku njeren faqe muri do ta mbushja me gazeta e ekrane televizive. Pra do te ishte nje si pune videoinstalacioni.
A mendoni se arti ka bere pak ne kete drejtim
Mendoj se edhe per arsyet qe permenda me siper artistet kane reaguar shume pak jo vetem me veprat e tyre te artit ne kete drejtim por edhe me qendrimin e tyre publik. Madje do te thosha se mosreagimi ndaj shemtires shpirterore dhe materiale qe na rrethon komprometon edhe artin e tyre.
ALMA MILE