E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 3.4 kg heroine ne autostrade

/ /

Operacioni policor mesohet se nisi pas metodave speciale te hetimit bazuar ne sinjalizimin e dhene ne rruge operative per trafikun e droges qe kryenin keta shtetas ne territorin tone.
Sekuestrimi i droges dhe ndalimi i tre shtetasve qe udhetonin me nje mjet me targa te Shkupit ka perfunduar ne autostraden Tirane Durres pasi kishin hyre nga pika kufitare e Qafe-Thanes. Operacioni Kodi 98 u finalizua ne mesdite dje dhe ne prangat e policise rane shtetasit Arif Arifi 39 vjec banues ne Tetove Maqedoni Fatmir Osmani 32 vjec banues ne Gostivar Maqedoni dhe Berislav Zigrovic 43 vjec banues ne Zagreb. Ata akuzohen per vepren penale te trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim beri te ditur policia e Durresit. Mesohet se operacioni i cili ka nisur fillimisht me kontrollin e nje mjeti me targa te Shkupit ka perfunduar me sekuestrimin e plot 3.346 grameve lende narkotike te llojit heroine. Lenda eshte bllokuar ne hyrje te Durresit ne vendin e quajtur Ura e Dajlanit. Kane qene informacionet e marra ne rruge operative qe nxiten policine e Durresit te kryejne kontroll ndaj mjetit me targa te Shkupit qe po qarkullonte ne dalje te qytetit bregdetar bene te ditur burime te policise qe kishin marre pjese ne operacionin per sekuestrimin e heroines. Te njejtat burime thane se droga ishte e fshehur ne parakolpin e makines me te cilen udhetonin te tre shtetasit. Pas hetimeve te kryera dyshohet se lenda narkotike vinte nga Turqia dhe kishte si destinacion tregun e brendshem ne vendin tone. Policia kreu te gjitha veprimet hetimore dhe materialet per vepren penale te prodhimit e shitjes se lendeve narkotike ne bashkepunim iu derguan per ndjekje penale Prokurorise se Rrethit te Durresit. Sipas policise po hetohet per identifikimin e personave te tjere te cilet dyshohet se mund te jene te perfshire ne rrjetin e trafikimit te lendes narkotike. Kreu i policise se Durresit Aleks Hajdari u shpreh se hetimet do te perfshijne nje rruge me te gjere sepse mendohet qe keta shtetas jane pjese e nje grupi te mirorganizuar te narko-trafikut.

Gjirokaster sekuestrohen 5 kile marijuane

GJIROKASTER - Policia e Gjirokastres sekuestron 5 kg marijuane dhe nje arme automatike vihet ne pranga poseduesi i tyre. Mesohet se ne oret e vona te se merkures specialistet e Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Policine e Gjirokastres jane vene ne dijeni nga terreni se ne nje banese te fshatit Zenelaj kishte arme zjarri dhe lende narkotike. Menjehere mbi bazen e ketij informacioni blute shkuan ne vendngjarje. Si rezultat ne banesen e Naim Bizhges 35 vjec konkretisht ne dhomen e gjumit eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri automatike. Kontrolli vijoi edhe ne ambientet e tjera ku rezultoi se ne bodrum gjendej nje thes i bardhe plastmasi i mbushur me lende narkotike te llojit marijuane beri te ditur policia. Nga keqyrja qe iu be thesit me marijuane rezultoi se droga ishte ne formen e boces e hapur me peshe totale rreth 5 kg. Ndaj te arrestuarit rendojne veprat penale te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve si dhe prodhim dhe shitje te lendeve narkotike.         p.n

DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›