E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Policia e Shtetit pararoje e heqjes se vizave

TIRANE - Ministri i Brendshem Lulzim Basha e cilesoi dje Policine e Shtetit si pararoje te liberalizimit te vizave dhe luftes kunder kriminalitetit. Deklarata eshte bere ne festen e krijimit te Policise se Shtetit e cila me nje vendim te Ismail Qemalit kryeministrit te qeverise se Vlores u formalizua per here te pare me 13 janar te vitit 1913. Gjate pervjetorit te 98-te te krijimit te Policise se Shtetit ministri i Brendshem Lulzim Basha e cilesoi kete strukture si pararojen e zgjerimit te hapesires se shqiptareve nepermjet procesit historik te heqjes se vizave. Ne ceremonine e 98-vjetorit te policise u vleresuan te gjithe ata qe kane dhene kontribut ne vendimet historike qe jane dhene per Shqiperine. Ndonese mosha e kesaj organizate eshte vetem pak muaj me e re se mosha e shtetit shqiptar mosha e saj e vertete mund te llogaritet me vitet e demokracise funksionale ne Shqiperi tha ministri Basha. Ai e lidhi kete me faktin se asnje organizate tjeter ne kete vend dhe ne historine e Europes moderne nuk ka arritur te ktheje vlerat dhe sherbimet e saj kaq shume ne funksion te qytetareve duke hedhur poshte antivlerat dhe antinormat te cilat perbenin bazen e punes ne kohen e diktatures. Sipas Bashes 18 vjet pasi iu dha fund disa prej misioneve me famekeqe te diktatures sic ishte edhe mbrojtja e izolimit te vendit me cdo kusht kjo organizate Policia e Shtetit mund te krenohet. do punonjes i kesaj organizate mund te krenohet me faktin se jane ata ishin ata dhe mbeten ata ne pararoje te zgjerimit te hapesires se shqiptareve te zgjerimit te lirive te shqiptareve nepermjet procesit historik qe ne sot gezojme atij te heqjes se vizave. Ministri i Brendshem ka nderuar ne menyre te vecante punen vetemohuese te cdo efektivi te policise nga nivelet e larta drejtuese e deri tek nivelet baze operative. Deshiroj tju garantoj ne emer te kryeministrit Berisha se perkrahja e qeverise jo vetem nuk do te mungoje por do te vazhdoje te intensifikohet duke bere te mundur qe kete vit te gjitha programet e investimeve trajnimeve reformave te realizohen me sukses te plote dhe qe modernizimi i nisur i policise shqiptare te njohe maja te reja ka mbyllur fjalen e tij Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›