Vrasja per pronen rrefehet autori
Te pakten ky eshte versioni i te akuzuarit Sinani per ngjarjen e 6 janarit 2011 ne Yrshek te komunes Kashar te Tiranes ku u vra Feim Leka. Rrjedha e ngjarjes eshte rrefyer nga vete autori para oficereve te policise gjyqesore. Ngjarja ne fjale eshte klasifikuar nga prokuroria si vrasje e kryer ne gjendje te tronditjes se forte psikike. Gjithcka zbardhet ne vendimin e Gjykates se Tiranes te pak diteve me pare qe caktoi masen e sigurise arrest me burg ndaj te pandehurit Sinani. Sipas gjykates nga deklarimet e autorit te kesaj ngjarje si i vetmi person i pranishem arrijme ne arsyetim se veprimet e kryera nga shtetasi Isuf Sinani jane kryer si pasoje e tronditjes se forte te castit te pesuar nga fjalet fyese te drejtuara ndaj pjesetareve te familjes se tij nga ana e shtetasit Feim Leka. Po referuar shpjegimeve te Sinanit gjykata pohon se Leka ka qene i pari qe ka ushtruar dhune
fizike ndaj tij.
RRFIMI
Ne vendimin e mases se sigurise Gjykata e Tiranes duke iu referuar thenieve te Isuf Sinanit sqaron se si ka nisur konflikti mes te moshuarve. Me date 06.01.2011 rreth ores 1100 shtetasi Isuf Sinani ka qene duke kaluar rruges per te shkuar ne banesen e tij. Nderkohe gjate rruges sipas shtetasit Isuf Sinani perpara tij ka qene duke ardhur shtetasi Feim Leka. Gjithnje sipas shtetasit Sinani shtetasi Feim Leka pasi eshte afruar prane tij ka filluar ta shaje me fjale fyese ne drejtim te gruas se tij si dhe ndaj pjesetareve te familjes. Pas kesaj ne nje moment shtetasi Feim Leka i ka qelluar me grusht ne fytyre. Pas kesaj keta dy shtetas jane kapur prej duarsh me njeri-tjetrin dhe kane filluar te grindjen. Si pasoje e grindjes te dy jane rrezuar pertoke. Gjate kesaj kohe gjithnje sipas shtetasit Isuf Sinani shtetasi Feim Leka ka vazhduar te ofendoje me fjale fyese shtetasin Isuf. Ne nje moment Isuf Sinani ka nxjerre nje mjet preres te cilen e mbante me vete dhe me te ka filluar te godase disa here ne trup shtetasin Feim Leka. Si pasoje e ketyre goditjeve shtetasi Feim Leka ka mbetur i vdekur ndersa shtetasi Isuf Sinani ka shkuar ne banesen e tij duke njoftuar familjaret e tij ne lidhje me ngjarjen thuhej ne arsyetimin e vendimit te gjykates.
Armand Bajrami