Rreshen maskat prite udhetareve
Dy persona ende te paidentifikuar e te armatosur i kane dale pare furgonit te linjes Rreshen-Kurbnesh mesditen e djeshme. Sipas policise ngjarja eshte shenuar rreth ores 1400 ne afersi te fshatit Tharri komuna Kthelle e Eperme e rrethit Mirdite. Pasagjeret qe denoncuan grabitjen pohuan per policine se ishin dy grabites njeri prej tyre ka qene i maskuar dhe i armatosur me nje arme zjarri automatik dhe tjetri pa maske por qe ka qendruar ne distance nga furgoni. Ky i fundit nuk u eshte afruar pasagjereve por rrinte i fshehur ne ane te rruges dhe i armatosur edhe ai me automatik. Ne momentet e para drejtuesi i furgonit E. Lleshi i cili drejtonte furgonin me targa MR 2055 A nuk u eshte bindur dy grabitesve duke tentuar te largohej me mjetin por autoret kane qelluar ne ajer cka e ka detyruar ate te ndalet. Gjithmone sipas deshmive nje prej grabitesve i eshte afruar deres se pasagjerit te furgonit I.Gj. duke i marre celularin dhe parate. Pas grabitjes dy grabitesit kane lene te lire pasagjeret dhe me pas jane larguar duke perfituar nga terreni i thyer dhe me shkurre. Me tu larguar disa metra larg drejtuesi i furgonit kerkoi ndihmen e policise se Mirdites. Forcat e kesaj te fundit u nisen menjehere drejt vendngjarjes duke nisur kontrollet. Ne ndihme te tyre shkuan dhe efektive te policise se Lezhes ndersa operacioni per gjetjen dhe zbulimin e autoreve te grabitjes po drejtohet nga ana e kreut te uniformave blu te qarkut Muharrem Furriku. Sipas tij ne vendin e ngjarjes kane shkuar mbi 50 forca policie. Po perdoren te gjitha metodat per zbulimin e autoreve te grabitjes dhe jemi ne rruge te mbare per identifikimin e tyre. Jane gjetur provat e mjaftueshme ne vend dhe kemi shoqeruar 20 persona te dyshuar si te implikuar ne kete ngjarje pohoi Furriku i pyetur nga gazeta. Nga hetimet e deritanishme rezulton se qellimi i grabitesve ishte vetem nje prej pasagjereve I.Gj. i cili kishte me vete nje shume prej 200 mije lekesh te reja. Dyshohet se persona te afert me te kane pasur dijeni per pranine e parave duke organizuar dhe grabitjen. Policia e Mirdites dhe e Lezhes ka bllokuar te gjitha rruget lidhese me fshatin Thirre dhe ka vazhduar krehjen e zones duke kaluar ne site te gjithe te dyshuarit.
RRESHEN/ ROLAND NIKOLLI