Arrestohet autori i trete i grabitjes se taksisteve
Burime zyrtare njoftuan dje arrestimin e 20-vjecarit Vladimir Kurti nderkohe nje person i katert pjesemarres ne grabitje vazhdon te jete i shpallur ne kerkim policor dhe dy te tjere ndodhen te arrestuar. Sipas policise kater te rinjte akuzohen se kane grabitur dhe kane plagosur rende dy taksiste ne qender te Tiranes. Grabitjet ndodhen me 29 dhe me 31 dhjetor te vitit qe lame pas e para ne afersi te pallateve 9-Kateshe dhe e dyta mbrapa Muzeut Historik Kombetar. Autoret e dy ngjarjeve dyshohet te jene 19-vjecari Hysen Daci dhe Gjon Gjoka 18 vjec banues ne Kamze si dhe Vladimir Kurti i cili u arrestua dje ne oret e para te mengjesit ne rrugen Myslym Shyri. Burime nga policia thane se edhe nje 23-vjecar tashme i identifikuar eshte shpallur ne kerkim dhe pritet arrestimi i tij. Sipas burimeve zyrtare nga policia taksistet qe kane rene viktime e grabitesve jane 44-vjecaret Qemal Tufa dhe Ilmi Sula te cilet gjithashtu kane mbetur te plagosur rende nga disa goditje thikash por pas ndihmes mjekesore e kane kaluar rrezikun per jeten. Vec taksive te licencuara qe u gjeten te braktisura ne periferi te Tiranes autoret u kane vjedhur drejtuesve te mjeteve edhe sendet personale si dhe te gjitha parate qe ata kishin fituar gjate dites. Burimet sqaruan se fillimisht u gjet e braktisur ne Zall-Mner taksia me targe TR 345 B ne pronesi te Qemal Tufes dhe pas arrestimit te autoreve dhe verifikimit te provave shkencore te dyshuarit rezultuan autore edhe te grabitjes se taksistit tjeter dhe makines me targe TR 411 C e cila po ashtu u gjet e braktisur. Sipas policise vec makinave te sekuestruara policia bllokoi ne cilesine e provave materiale edhe dy thika maska doreza si dhe sende te tjera qe kane sherbyer per keto vjedhje me dhune. Sipas burimeve nga policia vec taksise Ilmi Sules autoret i kane vjedhur edhe 100 mije leke te vjetra dhe sendet personale.
Hiqen si kliente te taksisteve u grabisin makinat
Mbremjen e 29 dhjetorit 2010 kater persona kane hipur si pasagjere tek 9-kateshet ne taksine e verdhe me targe TR 345 B ne pronesi te Qemal Tufes dhe i kane kerkuar ti transportonte deri ne Kamze. Por ende pa arritur ne destinacion te rinjte kane nxjerre thikat dhe duke e kercenuar taksistin e kane drejtuar ate per ne Zall-Mner ku me pas e kane detyruar te zbrese nga makina. Pasi kane hasur ne rezistencen e 44-vjecarit Tufa i cili nuk ka pranuar tu bindet urdhrave te grabitesve te dyshuarit e kane goditur ate disa here me thika. Te njejtet persona kane perdorur te njejten strategji edhe me nje tjeter taksist naten e Vitit te Ri me 31 dhjetor. I kane kerkuar taksistit Ilmi Sula qe tu sherbente me makinen e tij me targe TR 411 C duke hipur ne rrugen Gjin Bue Shpata mbrapa Muzeut e me pas e kane plagosur rende dhe e kane grabitur.
ETLEVA DELIA