E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Nano: Nga Rama pres ndjese, jo ftese

Ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano, deklaron se nga kreu aktual i Partise Socialiste, Edi Rama nuk pret ftese per te marre pjese ne festen e 20-vjetorit te themelimit te partise. I kontaktuar dje nga televizioni "Klan", pa konfirmuar nese e kishte marre apo jo nje ftese te tille nga kreu i PS-se, Edi Rama, Nano u shpreh se nga Rama, priste ndjese dhe jo ftese. Me pas, ish-kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano shtoi se nuk kishte marre asnje ftese nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Lideri historik i se majtes ka theksuar se kjo nuk eshte hera e pare qe Edi Rama bene te tilla lojera politiko-mediatike, duke iu referuar lajmit te botuar ne median e perditshme per dorezimin e nje ftese nga ana e Rames ne adrese te tij. Pak jave me pare, kreu i PS-se, Edi Rama kishte hapur fjale se po darkonte me Fatos Nanon ne nje restorant te Tiranes, nderkohe qe kamerat e televizionit "Klan" vertetuan se ata ishin me te vertete ne nje restorant, por ne tavolina te ndryshme dhe nuk komunikonin fare me njeri-tjetrin. Ftesa e sajuar e Rames per Nanon, vjen jo thjesht ne 20-vjetorin e Partise Socialiste, por vjen para vendimit te Kolegjit Zgjedhor per Tiranen, qe sipas te gjithe eksperteve te drejtesise, humbja e tij eshte e cimentuar. Nderkohe qe njerez te afer te kreut te Partise Socialiste, kane komentuar edhe arsyen e sajimit te fteses per ish-kreun e selise roze. Sipas tyre kjo ftese e sajuar, vjen nga komplekset e vjetra qe Rama ka me liderin historik te se majtes shqiptare. Nje njeri i afert prane kreut te PS-se, tha se Rama e bene te gjithe kete, me qellim qe Fatos Nano te mos jete i pranishem ne 20-vjetorin e Partise Socialiste, qe do te zhvillohet sot ne kryeqytet. Por nga ana tjeter, Rama e ka te veshtire te justifikohet perpara socialisteve qe nuk e ka ftuar liderin historike te partise. Qe nga marrja e drejtimit te Partise Socialiste nga Edi Rama, marredheniet mes tyre kane qene te tensionuara. Si themelues dhe nje prej njerezve qe modernizoi Partine Socialiste, Nano ka kritikuar shpesh here menyren e drejtimit te partise nga Edi Rama. Nga ana tjeter, Rama e ka shmangur plotesisht Nanon nga funksionet partiake, duke mos i kursyer dhe akuzat ne publik ndaj tij. Strategjia e politikes se re qe Rama ndoqi ne fillimet e veta ne seline roze, ishte dhe nje shmangie e gjithe trashegimise pozitive qe kishte lene Nano gjate drejtimit te partise. Nderkohe qe pasardhesi i Nanos ne PS, nuk respektoi dhe parimin e vendosur per largimin e drejtuesit te partise ne raste te humbjes se zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›