E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjata: Rezultati, i mbyllur me vendimin e Kolegjit Rozeta Rapushi



Vendimi i Kolegjit Zgjedhor per debatet mbi rezultatin e Tiranes dhe rinumerimin e votave te sakta te hedhura ne kutine e gabuar, ka mbyllur cdo shteg ligjor per ankesa te tjera. Keshtu vleresoi dje juristi, ish kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Clirim Gjata. Sipas tij, forcat politike mund te vijojne te bejne ankesa, por vendimi tashme eshte dhene dhe ai nuk le vend per komente dhe aq me pak per ankime mbi ankime. "Cfare mund te kerkohet me per rezultatin per Bashkine e Tiranes, kur Kolegji Zgjedhor e njohu vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te vleresuar dhe rinumeruar votat e sakta por te hedhura ne kutine e gabuar. Vendimi i KQZ-se u la ne fuqi dhe cdo gje u pa fare qarte para kamerave",-tha Gjata, duke ngritur keshtu pikepyetje se cfare mund te ankohet me. Nga ana tjeter, juristi u shpreh se nuk mund te besh ankese pas ankese, pa pasur argumentet e duhura ligjore. "Mund te ankohesh, por pa argumente pa fakte, nuk di se c'mund te kerkohet", vijoi ai. Nga ana tjeter, juristi i mirenjohur, u shpreh kritik gjithashtu edhe per qendrimin dhe akuzat e vazhdueshme te socialisteve qe sipas tij flasin per manipulime. Gjata ne kete aspekt theksoi se vertete qe mund te pretendohet se ka pasur manipulime, por per kete duhet te kete prova dhe fakte dhe mbi te gjitha, duhet te beheshin menjehere pas zgjedhjeve, jo tashme qe rezultati per Bashkine e Tiranes ndryshoi. "Duhet te kesh prova, qe te pretendosh se ka pasur manipulime ne zgjedhjet lokale. Ne se nuk ka prova atehere nuk ka kuptim asnje ankese. Pastaj, per se keto prova nuk dolen menjehere pas mbylljes se procesit te numerimit, kur dukej se PS ishte 10 vota para mazhorances, por dalin tani qe situata ndryshoi?", ngriti pikepyetje Gjata. Juristi hodhi poshte gjithashtu pretendimet se mund t'i behet presion nje gjykate apo gjyqtareve, nga cilido qofte. Sipas tij, asnje nuk i ben dot presion gjykates sepse te gjithe e njohin ligjin dhe pasojat e tij. "Kolegji Zgjedhor e di shume mire qe nuk vendos mbi fatin e vendit, mbi demokracine e vendit, apo ku di une se cfare tjeter. Ai si institucion jep nje vendim per nje ankese te bere mbi rezultatet e zgjedhjeve", tha Gjata. Sipas tij, ajo cka po ben aktualisht selia roze, me ankese pas ankese ne Kolegjin Zgjedhor, nuk eshte gje tjeter vecse nje taktike per te krijuar idene se gjyqesori po rrezon cdo ankim te kesaj force politike. Kolegji Zgjedhor, pritet te jape neser nje vendim mbi ankesen me te fundit te selise roze te bere ne kete institucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›