Zeqo: Ne PS jane zevendesuar intelektualet me servile
Festimi i 20-vjetorit te themelimit te Partise Socialiste eshte nje moment qe per ish-themeluesit e saj perben dhe nje etape reflektimi. Sipas tyre, me marrjen e drejtimit te Partise nga Edi Rama, kjo force politike ka humbur pjese te rendesishme te elementeve te saj. Per nje nga deputetet e opozites socialiste te viteve 1992-1996, nje prej themeluesve te Partise Socialiste, Moikom Zeqo kjo force politike ka ndryshuar shume. Madje duke ndryshuar edhe nga programi i saj social demokrat. Ne nje interviste per televizionin "Klan", Zeqo shpreh nje lloj zhgenjimi, per menyren sesi kjo force politike eshte vene ne betejat e saj jashte institucioneve. "PS-ja si nje force politike kryesore duhet te kishte artikuluar mjete politike me te zgjuara, me inteligjente dhe me bashkeperfshirese. Lufta politike e Partise Socialiste duhet te ishte nje lufte institucionale. Nese mandatet e deputeteve jane 48 muaj, me kete bojkot te tejzgjatur, pavaresisht zhvillimeve politike, gati gjysma e kohes se tyre ka kaluar jashte Parlamentit. Nuk te ndalon njeri qe eshte te besh luften ne Parlament edhe te besh protestat, por me e rendesishmja eshte mandati juridik", thote ai. Sipas historianit Zeqo, ne grupin parlamentar te selise roze vihet re nje deintelektualizim. Sipas tij, intelektualet dhe njerezit me vlera ne Partine Socialiste jane zevendesuar nga militantet dhe servilet. "Eshte vene re fenomeni i deintelektualizmit. Ka me shume militante dhe servile dhe jo personalitete. Duket se nuk ka nje fryme perjashtuese ne parimet organizative, por ka nje preference ose nje lloj menjanimi, mungese te marrjes se mendimeve te njerezve intelektuale, ose te atyre qe kane dhene kontribut. Pra mungon ai koncepti i gjere i bashkeperfshirjes se forcave intelektuale te partise", thote ai. Zeqo pohon se ka pasur nje ftese ne priten qe PS-ja organizon sot per 20-vjetorin e krijimit, pavaresisht se ne keto gjashte vite, ai dhe shume intelektuale te tjere, themelues te PS-se jane lene jashte vemendjes dhe angazhimeve te strukturave drejtuese te selise roze. Shqetesimet qe ngre nje prej themeluesve te Partise Socialiste kane qene pjese e debateve jo pak here ne seline roze. Per menyren sesi eshte drejtuar partia gjate gjashte viteve te fundit deputetet te vecante te saj kane shprehur rezerva dhe kane kritikuar menyren sesi Rama po drejton. Deputetet Ben Blushi, Andis Harasani dhe Kastriot Islami kane kritikuar frymen autoritariste dhe shmangien e strukturave vendimmarrese ne seline roze. Kjo gje duket se ka sjelle dhe shmangien e tyre nga funksionet vendimmarrese ne kete parti.
DEKLARATA
"Eshte vene re fenomeni i deintelektualizmit. Ka me shume militante dhe servile dhe jo personalitete. Duket se nuk ka nje fryme perjashtuese ne parimet organizative, por ka nje preference ose nje lloj menjanimi, mungese te marrjes se mendimeve te njerezve intelektuale, ose te atyre qe kane dhene kontribut. Pra mungon ai koncepti i gjere i bashkeperfshirjes se forcave intelektuale te partise", -thote Zeqo.
DEKLARATA
"Eshte vene re fenomeni i deintelektualizmit. Ka me shume militante dhe servile dhe jo personalitete. Duket se nuk ka nje fryme perjashtuese ne parimet organizative, por ka nje preference ose nje lloj menjanimi, mungese te marrjes se mendimeve te njerezve intelektuale, ose te atyre qe kane dhene kontribut. Pra mungon ai koncepti i gjere i bashkeperfshirjes se forcave intelektuale te partise", -thote Zeqo.