Fatos Nano: Qëllimi i jetës sime do të jetë shkatërrimi i karrierës së Edi Ramës

Tiranë, 25 Shtator NOA Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili nuk është më as deputet në Parlament, në një intervistë të enjten në mbrëmje për gazetarin Blendi Fevziu në Opinion të tv Klan, deklaroi se do të rivalizojë Edi Ramën, duke premtuar të kandidojë përballë tij.
Në më shumë se dy orë intervistë, Nano ashtu si dhe pak muaj më parë në daljen pragzgjedhore, nuk kurseu asnjë akuzë dhe fyerje publike ndaj Edi Ramës, duke e ofenduar atë edhe moralisht.
Batutat për dyshime burrërie ndaj Edi Ramës, të nisura në intervistën e pak javë para zgjedhjeve, degjeneruan në përfolje të tipit as burrë as grua, duke vijuar më tej, me deklaratën e fortë se do të rikthehet në politikë duke synuar në vazhdim të jetës së tij, të nxjerrë jashtë karrierës Edi Ramën, për të cilin tha se ai nuk largohet vetë nga politika, duke sjellë si shembull mostërheqjen politike pas 28 qershorit.
Nano tha se do të kandidojë për të marrë postin aktual të kryetarit të Bashkisë së Tiranës të cilin e kontrollon prej afro një dekade Edi Rama, duke mos përjashtuar dhe marrjen e frenave të PS edhe një herë, kur tha se heqja e titujve institucionalë Ramës, do të bëhet një e nga një.
Më poshtë ndiqni intervistën marrë nga Koha Jonë:
Zoti Nano, jeni duke e ndjekur zhvillimin politik të ditës?
E ndjek në një farë distance.
Distanca a ju bën të keni një shikim më realist?
Po, dhe ia kam ndjerë lezetin. Sidomos me kohën që më mundëson të kem filozofinë time mbi palët në këto zhvillime.
Të qenit mbi palët ju lë jashtë palëve, apo brenda politikës aktuale?
Të jesh i papërfshirë tek palët, të jep mundësinë të kuptosh cila është aspirata apo interesi që dominon palët, dhe çfarë të përbashkëta kanë ato. Gjëra që shpesh nuk shfaqet nga ballafaqimi i lidershipeve.
A keni arritur të diagnostikoni zemrën e Partisë Socialiste?
Zemra e socialistëve është aty. Është e ngushtuar, madje ka një ritëm disi të çrregullt, nuk është pulsi i zakonshëm për shkak se trupi i këtij organizmi politik është infektuar me shumë viruse. Janë viruse të shoqërisë së vjetër shqiptare, të liderëve.
Si ka mundësi, Partia Socialiste është grupi më i ri në Shqipëri?
Nuk do të preferoja të blija mallra për shkak të etiketës. Mosha mesatare është një tregues i vitalitetit, por ajo nuk të imunizon në rast se mungon kultivimi i eksperiencës. Apo institucionet e kontrollit mbi të zgjedhurit dhe përfaqësuesit, dhe nuk të krijon imunitet ndaj viruseve të shoqërisë së vjetër. As ndaj traditës ballkanase dhe veçanërisht nga trysnia e madhe e afërsisë së politikës me pushtetin dhe korrupsionin apo privilegjet e kërkuara dhe më shpejt se sa ti siguron mosha. Të gjitha organizimet që ndërtohen për këto interesa korruptive, që nuk burojnë një terren meritokratik dhe të konkurrencës së hapur dhe të lirë mbi bazën e aftësive profesionale dhe politike, të cilat zëvendësojnë vetë organizatën dhe kuadrin e jetës së një organizate vullnetare.
A i humbi Partia Socialiste këto zgjedhje?
Unë mendoj se nuk ka më vend për lojëra fjalësh. Këto zgjedhje patën humbës dhe i humbi opozita. Patën atë rezultat që pritej, pra një gjysmë fitore e koalicionit kryesor që arriti në kufijtë e 70 mandateve dhe siç pritej, krijimi i një koalicioni më të gjerë qeverisës se sa blloqet tradicionale që u kurorëzua me marrëveshjen Berisha-Meta. Humbësi pra është PS dhe kjo nuk më ngazëllen, nuk është një zhvillim që e dëshironte shumica e shoqërisë.
Kush e ka përgjegjësinë për humbjen e Partisë Socialiste?
Përgjegjësia është hierarkike, politike dhe e lidhur me vijën, udhëheqjen dhe organizimin që Edi Rama në krye të fushatës së Partisë Socialiste, i imponoi opozitës.
Ju sulmuat Edi Ramën pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, a ndikoi kjo në humbjen e PS-së?
Kam kohë që përsëris pa u lodhur të njëjtat kritika për deformimet dhe mos funksionin e demokracisë së brendshme të PS-së dhe marrëdhënieve në shoqërinë e hapur. E bëra këtë edhe në prag zgjedhjeve. Përsërita të njëjtin qëndrim kritik dashamirës, duke u përpjekur të sjellë në një tryezë dhe në një dialog, liderët e së majtës. Pra pa bashkimin e së majtës, zgjedhjet ishin të taksura për të humbur. Isha i bindur për të. Vazhdoj të mendoj se e majta duhet të rigrupohet në një familje.
Pse nuk rigrupohet në një familje e majta?
Ka disa arsye. Arsye që lidhen me grupime interesash dhe përfaqësues të grupeve interesash që janë në konflikt me interesit, të grupuar përreth Ramës dhe Metës. Lidhen me deformimin e karakterit dhe të funksionimit të partive politike. PS ka qenë më e hapur para ciklit Rama, siç e quajti Majko. Që i jepte mundësinë të bashkëjetonte edhe me grupimet politike brenda saj dhe të dala prej saj.
Majko tha se u mbyll cikli Nano dhe u hap cikli Rama?
Majko kështu është, e njohim. Ai po bënte interpretin e dikujt tjetër. Nëse nuk thitë ato që mendon, as vetë nuk i mban mend. Po ti thuash i mban mend ato që the mbrëmë, nuk i mban mend. Për ca cikli flet Majko, mbaruan periodat e mia dhe filluan të Ramës?. U mbyll cikli i politikanëve profesionistë, apo ai i reformatorëve dhe reformave që çuan PS në internacionalen socialiste?. Në pikëpamjen politike, formula që lëshoi Majko, nuk ka asnjë mundësi për tu arsyetuar dhe argumentuar. Nga pikëpamja e propagandës apo gjendjes së sotme të PS mund të gjente broçkulla të tjera.
Por Edi Rama mundi të marrë numrin më të madh të votave që është marrë ndonjëherë nga PS në zgjedhje?
Nuk e përballojmë dot humbjen që solli Rama me shifra aritmetike. PS në pesha relative, mbetet në ato nivele që ka qenë dhjetë vitet e fundit. Ajo që dominon është se e majta është pjesa më e votuar nga elektorati, por mbetet ende në opozitë për shkak të përçarjes. Pra zoti Edvin Rama, nuk kishte për detyrë të merrte më shumë vota, por të bashkonte të gjitha votat për të majtën e Shqipërisë në një formacion.
Edi Rama pretendon se votat u vodhën në 28 Qershor?
Ky është një debat i dështuar, pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, nga vëzhguesit e pavarur vendas apo ndërkombëtarë si Komisioni Evropian, OSBE/ODIHR, SHBA, si dhe nga vlerësimet e tjera në të cilat dominon fakti se nuk ka prova për manipulim votash. Unë besoj se nuk është vendi as koha për klasën politike të mburret me numrin më të madh të votave të marra në krahasim me të kaluarën. Është koha të respektohen standardet normale. Sidomos që pasi zgjedhjet certifikohen të pranohet rezultati. Të vishen me vrap e të betohen dhe të fillojnë jetën parlamentare që zhvillohet në ballafaqim në Kuvend.
Opozita ka vendosur disa kushte për të hyrë në Kuvend?
Nuk besoj se janë të qarta kushtet. Madje janë aq të paqarta, sa kushdo përfaqësues i PS thotë diçka nga vetja.
Pandeli Majko tha dy ditë më parë, se socialistët janë gati të shkojnë në protesta popullore?
Mjaft u more me shakatë e Majkos. Mendon se Majkos dhe Ramës u shkon njeri prapa në protesta. Kjo është një aventurë e dështuar. Jam i bindur për këtë sepse e njoh dhe jemi kultivuar në të njëjtën kulturë demokratike. Është aventurë e dështuar, e destinuar të përfundojë shpejt dhe unë do të vazhdoj të punoj. I bëj thirrje që sot anëtarëve të PS-së, që në 26 shtator mbi fletët e lakrorit që gatoi Rama për votimin, të shënojnë me germa kapitale, jo bojkotit. Unë kam besim te g