E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes i burgosuri në qelitë e Rrogozhinës, dyshohet mbidoza

TIRANE - Një i burgosur vdes në qelitë e Rrogozhinës ku vuante dënimin. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta, por paraprakisht thuhet se kanë qenë shkaqe natyrale.

Drini Hajdaraj, 50 vjeç nga Patosi i dënuar për trafik dhe përdorim droge, humbi jetën në orët e para të ditës së sotme. Ai ishte shtruar me urgjencë në Spitalin e Burgut, por nuk mundi të mbijetojë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet pasi mendohet se vdekja mund të ketë ardhur edhe nga mbidoza. Mbi trupin e pajetë po kryhet autopsia në Tiranë, ndërsa janë lajmëruar edhe familjarët e tij në qytetin e Patosit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›