E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Tarifa, analizë legjitimitetit të socializmit

 

Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës u promovua dje libri "Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e utopisë", i autorit Fatos Tarifa. Pas një pune të gjatë akademike dhe shkencore të Prof. Tarifës, ky botim vjen pranë lexuesit nën kujdesin e Shtëpisë Botuese "UET PRESS". Ky studim ofron një analizë të balancuar të problemit të legjitimitetit të socializmit. Autori shtron, së pari, pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.  Libri i prof. Fatos Tarifës ndriçon çështjet e legjitimitetit të të ashtuquajturit socializëm real në Europën Qendrore dhe Lindore, është një arritje për t'u vlerësuar në fushën e studimeve socjetologjike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›