E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri i Operës nis koncertet e vjeshtës

 

"Trio Bravo" hap sot Koncertet e Vjeshtës dhe njëkohësisht sezonin artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ky grup do të sjellë për spektatorin tinguj dhe ritme nga kompozitorët e njohur botërorë. Grupi përbëhet nga violinisti ukrainas, Mark Chaet, pianisti shqiptar Gjergj Radoja, polaku Bartek Mlejmek në kontrabas dhe bateristja Maria Schneider. Ndërsa nesër Bethoven, Shuman dhe Shopen vijojnë sezonin në TKOB. Bëhet fjalë për koncertin pianistik të artistit Viktor Guraziu, i cili zhvillohet mbrëmjen e së premtes në orën 20:00. Guraziu nisi studimin për piano në moshën 10-vjeçare. Vetëm dy vjet më pas, debuton si solist me Orkestrën e Konservatorit G. Tartini të Triestes. Vazhdon studimet në Akademinë pianistike ndërkombëtare "Incontri col maestro" të Imola-s në klasën e prof.Leonid Margarius, dhe aktualisht në Universitetin Mozarteum të Salisburgut nën drejtimin e pianistit rus Pavel Gililov.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›