E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimet pa leje, sherr komune-polici

SARANDE- Prishja e ndertimeve ne zonen bregdetare te Sarandes, ka sjelle reagimin e ashper te vendoreve qe kane dale ne mbrojtje te pronareve te objekteve. Konflikti me i fundit ka ndodhur diten e djeshme ne zonen e quajtur "Kanali i Cukes", komuna Aliko, kur kryekomunari Ilia Thanasi, eshte konfrontuar me inspektoret e Policise Ndertimore. Fadroma ka shembur nje prej objekteve ne fazen e trete, nderkohe qe ne Ksamil ky aksion u shoqerua me protesta te dhunshme, dy jave me pare. Pas rrezimit te dy seksioneve te saj, dje eshte nderhyre per prishjen e pjeses tjeter. Kryekomunari Thanasi ka pretenduar se objekti ishte ndertuar me leje te leshuar nga komuna Aliko, por inspektorati ka kundershtuar duke deklaruar se nuk kishte dokumentacion te plote. Mes paleve jane shkembyer replika te nxehta, me akuza te ndersjellta. Kryekomunari Ilia Thanasi tha se, "objekti i goditur nga Inspektorati Kombetar i Ndertimit, ka marre te gjitha lejet e nevojshme nga komuna e Alikos qe prej vitit 2006". Ai u shpreh ne mbeshtetje te shembjes se objekteve te paligjshme, por jo ne ato raste kur lejet ekzistojne. "Prishjet po behen ne menyre selektive", pretendoi Thanasi.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›