Fatura, pa furnizim

Qytetari N. I, banor i lagjes Bregu i Diellit, në Prishtinë, ka probleme serioze me faturimin e Termokosit, që janë dërguar në adresë të tij.
Ai i sheh gjykatat si të vetmen mundësi për të argumentuar si të pavërtetë faturimin e Termokosit gjatë sezonit dimëror. Ky qytetar, bashkë me shumë prishtinas të tjerë, tregojnë se Termokosi, gjatë muajit janar dhe shkurt, nuk ka ofruar ngrohje ashtu siç edhe ka faturuar. Ata i janë drejtuar disa herë më shkresa kësaj ndërmarrjeje, duke i bërë me dije se faturat për këta muaj do t’i refuzojnë, pasi për ta ditët që ceken në fatura e për të cilat Termokosi pretendon se i ka ngrohur, janë vetëm supozim.
“Nëse nuk korrigjoni faturimin, atëherë unë nëpërmes bankës do të bëjë pagesën vetëm për ditët që sadopak na keni ngrohur, kurse për mbetjen jam i gatshëm të sqarohem në gjykatë”, thuhet në letrën që njeri nga qytetarët, i cili është inxhinier me profesion, i ka dërguar Termokosit.
I njëjti thotë se i dhimbset kolektivi që paguan, pasi nuk e dinë në të vërtetë situatën e furnizimit. Thotë se reduktime ka pasur çdo ditë, deri në orën 10 të mëngjesit, duke e ndalur pas një orë dhe vetëm një orë tjetër furnizim në mbrëmje. Prej datës 4 janar, qytetarët thonë se vetëm katër ditë kanë qenë me furnizim kualitativ.
“Nuk do t’i paguajmë për shërbimin që nuk e kanë ofruar”, thotë Agimi, një banor tjetër.
Në anën tjetër, Termokosi e pranon se disa konsumatorë për shkak të reduktimeve kanë refuzuar të bëjnë pagesën e këtyre faturave.
“Ne ua kemi zbritur ditët me reduktime, pra nuk faturohen ditët e tilla. Madje i kanë të shkruara edhe në fatura”, thotë Zana Efendia, zyrtare për informim në Termokos.
Sipas saj, çdo konsumator, i cili refuzon pagesën, ka të drejtë ankesë për 15 ditë me shkrim, megjithatë thotë se edhe Termokosi ka të drejtë t’i padisë konsumatorët, të cilët kanë shuma të mëdha borxhesh. Duke qenë se për menaxhmentin, Termokosi faturon vetëm ngrohjen, të cilën e ka dërguar të konsumatori, Efendia thotë se përgjegjësi e kësaj ndërmarrjeje është vetëm nënstacioni termik, por jo edhe instalimet sekondare.
“Gjendja e dobët e instalimeve sekondare siç janë radiatorët, valvolat, gypat vertikalë dhe ena ekspanduese, ndikon në shpërndarjen jocilësore të ngrohjes nëpër banesa dhe kjo është përgjegjësi e vetë konsumatorëve”, thotë Efendia.
Prandaj, për menaxhmentin e Termokosit, konsumatorët duhet të investojnë rreth instalimeve të ngrohjes, në mënyrë që cilësia të cilën Termokos e prodhon deri te nënstacioni termik të mund të shpërndahet njëjtë deri te konsumatorët.
Megjithatë, qytetari N.I, i cili është me profesion inxhinier, thotë se i ka bërë matjet me kontakt direkt në radiatorë në njërën nga ndërtesat e lagjes Ulpiana dhe i ka krahasuar me ato të banesës së tij. Diferenca është deri në 30 gradë Celsius në dëm të ngrohjes, ku ai jeton në Breg të Diellit.
“E di se qytetarët nuk i paguajnë shërbimet e ngrohjes, e po ashtu qeveria nuk iu ndihmon, por ajo që kërkoj është kualiteti i ngrohjes të jetë i njëjtë për krejt qytetin”, tha ai. Ndërkohë, menaxhmenti i Termokosit ditë më parë ka vendosur ta ndërpresë furnizimin me ngrohje një muaj e gjysmë para përfundimit të sezonit dimëror, për shkak të gjendjes së rëndë financiare.
Ndalet furnizimi me ngrohje
Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i ngrohjes qendrore Termokos ka vendosur që ta ndërpresë furnizimin me ngrohje një muaj e gjysmë para afatit. Ndërkohë, arsyet e menaxhmentit janë inkasimi jo i kënaqshëm dhe borxhet që ndërmarrja i ka ndaj kontraktuesit të mazutit. Në anën tjetër, vetëm për dy sezonet e fundit, konsumatorët i kanë borxh Termokosit mbi 3.2 milionë euro, si dhe borxhet ndaj kontraktuesit të mazutit që kanë arritur shifrën 1,8 milion euro.