Parashikimi: 2010, nafta 76 USD

Uashington, 1 mars, NOA Gjatë vitit 2010,
produkti i naftës do të njohë një kuotim në tregjet ndërkombëtare prej rreth 76
dollarësh për fuçi, duke treguar kështu një shenjë stabiliteti të tij. Lajmi është
bërë me dije nga Banka Botërore në raportin e saj të fundit mbi parashikimet
ekonomike, ku thuhet se nafta do të jetë këtë vit më e stabilizuar se një vit më
parë. Nga ana tjetër, ky raport parashikon që të ketë
një stabilizim të kuotimeve të arit të zi, duke shtuar se çmimet e produkteve të
tjera nuk pritet që të rriten më shumë se 3 për qind gjatë këtij viti.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave, çmimi i naftës pësoi rritje në tregjet financiare botërore, duke u kuotuar me 79.6 dollarë për fuçi, duke fituar rreth 2 dollarë kundrejt javës së kaluar.
n.e/NOA