E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi Ok konventës për municionet thërrmuese

Kuvendi votoi qe Shqiperia te pastroje zonat e kontaminuara me municine thermuese. Shqipëria nuk ka prodhuar municione thërrmuese, por në territorin verior të saj ndodhet një zonë e minuar me këtë lloj municionesh 

TIRANË- Kuvendi ratifikoi sot me shumicë votash Konventën Ndërkombëtare për Municionet Thërrmuese.
Ratifikimi i kësaj Konvente konsiderohet i rëndësishëm pasi Shqipëria renditet në listën e vendeve të kontaminuara nga municionet thërrmuese, të cilat përbëjnë një rrezik shumë të madh për jetën e njerëzve pranë këtyre zonave.
Shqipëria nuk ka prodhuar, magazinuar, përdorur, transferuar apo tregtuar municione thërrmuese, por në territorin verior të saj (Kukës-Has) ndodhet një zonë e minuar me këtë lloj municionesh të paplasura që nga periudha e luftës së Kosovës.
Pas ratifikimit të kësaj Konvente nga parlamenti dhe hyrjes në fuqi të saj, Shqipëria do të jetë e detyruar të pastrojë zonat e minuara me municione thërrmuese. Konventa i detyron të gjitha vendet që e nënshkruajnë që të mos prodhojnë, magazinojnë, tregtojnë apo transferojnë municione thërrmuese.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›