Video Meta- Prifti Gjykata e Larte rrezon kerkesen e Prokurorise per riekspertim
Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për riekspertimin e video- përgjimit ndaj ish- zv/kryeministrit Ilir Meta.
Në seancën e sotme, Gjykata e Lart vendosi të administrojë si provë akt-ekspertimin e tre ekspertëve vendas, që realizuan ekspertizën e video- përgjimit ndaj Metës, duke konkluduar se ajo nuk është origjinale.
Gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, prokurori i çështjes Bujar Sheshi, shprehu qëndrimin e akuzës ndaj akt ekspertimit të video- përgjimit ndaj Metës, realizuar pak ditë më parë nga tre ekspertë shqiptarë.
Duke e kundërshtuar atë, prokurori Sheshi tha se ekspertiza nuk ka arritur në konkluzione të qarta, ndërsa kërkoi një ekspertizë tjetër për video-n, këtë herë me ekspertë të huaj, kërkesë kjo që u hodh poshtë nga Gjykata.
Ndërkohë, me vendimin e marrë sot, Gjykata e Lartë, do të vijojë procesin ndaj zotit Meta me pyetjen e dëshmitareve të akuzës.