E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhëzimi, hapat për regjistrimin e objekteve që nuk janë deklaruar

14/11/2011  Objektet që nuk kanë leje të shfrytëzimit

Qeveria ka miratuar udhëzimin për procedurat që qytetarët e Tiranës duhet të ndjekin për pajisjen me dokumentin e pronësisë. Brenda këtij viti mbi 3 mijë familje të kryeqytetit do të bëhen pronarë të banesave të tyre. Udhëzimi parashikon me detaje edhe hapat që do të ndiqen për regjistrimin e atyre objekteve për të cilat nuk është lëshuar leja e shfrytëzimit. Bëhet fjalë për objektet që kanë leje ndërtimi dhe kërkesë për lëshimin e lejeve të shfrytëzimit, të cilat nuk rezultojnë të jenë lëshuar. Nëse konstatohet se kërkesa për leje shfrytëzimi nuk është trajtuar për mungesë të dokumentacionit që vërteton kryerjen e pagesave të taksave apo tatimeve për objektin, Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës vijon procedurat e lëshimit të lejes së shfrytëzimit brenda 30 ditëve dhe njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për detyrimet e papaguara të objektit. Kur konstatohet se kërkesa për leje shfrytëzimi nuk është trajtuar për shkak të shkeljeve të kondicioneve të lejes së ndërtimit dhe dosja nuk është përcjellë pranë ALUIZNI-t, e përcjell atë pranë këtij institucioni, duke njoftuar subjektet e interesuara. ALUIZNI, kur konstaton se objekti është vetëdeklaruar brenda afateve ligjore dhe disponon aktin e vetëdeklarimit, procedon sipas ligjit të legalizimit. Në të gjitha rastet kur objektet nuk janë vetëdeklaruar në afat, ALUIZNI mban detyrimin tia kthejë pa veprim dosjet brenda 5 ditëve Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, duke njoftuar dhe subjektin. Pas lëshimit të lejes së shfrytëzimit Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës ia përcjell atë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda 30 ditë bashkë me lejen e sheshit të ndërtimit, lejen e ndërtimit aktin e kolaudimit, planvendosjen e objektit, dokumente të tjera që individualizojnë njësitë e objektit të ndërtuar (projekt, planimetritë e kateve etj.), aktet noteriale mes porositësve dhe subjektit të përcaktuar si investitor në lejen e ndërtimit të paraqitura nga subjektet e interesuara, kontratat e sipërmarrjes mes pronarëve të truallit dhe investitorit, nëse ka. Gjithashtu do të përfitojnë nga regjistrimi të gjitha objektet që nuk kanë leje shfrytëzimi dhe nuk është paraqitur kërkesë për leje shfrytëzimi. Në rastet kur ZRPP-ja konstaton se lejet e shfrytëzimit ndodhen të administruara në ZRPP, por nuk rezulton të jetë kryer regjistrimi i objekteve, për të cilat ato janë lëshuar, vijon procedurat e regjistrimit të objektit kur konstaton se ndodhet i administruar i gjithë dokumentacioni i parashikuar, referuar lejes së shfrytëzimit dhe aktit të kolaudimit. Kur konstaton se mungon çdonjëri prej dokumenteve të parashikuara brenda 5 ditëve nga ky konstatim i kërkon Zyrës së Urbanistikës përcjelljen e këtij dokumentacioni. Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës brenda 15 ditëve ia dërgon dokumentacionin e kërkuar. Me administrimin e këtij dokumentacioni ZRPP-ja vijon menjëherë procedurat e regjistrimit të objektit.

Shkrim anash dy kolona 32 radhë faqe 5 dhe tabelë

Foto pallat

Tabelë

Gjendja e aplikimeve

2001: 91 leje ndërtimi - 29 leje shfrytëzimi

2002: 91 leje ndërtimi – 37 leje shfrytëzimi

2003: 104 leje ndërtimi - 52 leje shfrytëzimi

2004: 99 leje ndërtimi- 54 leje shfrytëzimi

(2003-2004): 203 leje ndërtimi – 106 leje shfrytëzimi

2005: 120 leje ndërtimi – 47 leje shfrytëzimi

2006: 56 leje ndërtimi - 14 leje shfrytëzimi

2007: 5 leje ndërtimi – 1 leje shfrytëzimi

2008: 89 leje ndërtimi – 19 leje shfrytëzimi

2009: 25 leje ndërtimi – 3 leje shfrytëzimi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›